E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, pranga trafikantit me heroinë

Operacioni u për arrestimin e trafikantit u krye mbrëmjen e djeshme në qytetin bregdetar të Durrësit, teksa njoftohet se janë dëgjuar të shtëna pasi trafikanti ka lënë makinën me lëndë narkotike në fillimin e Rrugës së Tregtarëve, pranë bashkisë, duke u përpjekur të largohet në drejtim të Amfiteatrit Antik. Emri i të riut nga Durrësi nuk bëhet i ditur.

Nga të dhënat e para mësohet se operacioni është organizuar mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative për një sasi të konsiderueshme lënde narkotike që do të lëvizte në qytet.

Paraprakisht deklarohet se sasia e sekuestruar e heroinës mund të jetë rreth 6-7 kg drogë, që dyshohet se do të trafikohej drejt Italisë porse nëse do të hidhej në tregun shqiptar, ajo do kushtonte rreth 350 mijë euro. /Start/

                                                                                             2012-03-10 08:51
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›