E Diel, 1 Nëntor 2026

Harbohen femrat shqiptare ne diten e tyre!

Qershia mbi torten e 8 Marsit per gjithe femrat e kryeqytetit ka qene nje feste ne club "Mumja", ku te ftuar speciale kane qene dy striptiste nga Londra. Kaq eshte dashur dhe lajmi ka marre dhene, ndersa pa shkuar ora 21:00 te enjten ne mbremje, vajzat kane mberritur ne ambientet e pub-it per te shijuar festen. Kane qene me te bashkuara se ne cdo proteste te zhvilluar ndonjehere ne mbrojtje te tyre, nuk kane pasur nevoje per mbeshtetjen e meshkujve, te veshura mjaft seksi, me qindra femra kane ndjekur performancen e dy meshkujve stript, te cilet fale truprojave u shpetuan duarve te tyre "grabitqare"... ne fakt, kjo ishte nje loje e fillimit, pasi bashke me ndezjen e muzikes, nen efektin e alkoolit dhe kercimeve provokuese te dy balerineve, situata ka marre tjeter drejtim. Striptistet kane ftuar vajzat ne skenen e pub-it dhe kaq eshte dashur... nje pas nje ato kane provuar kercimet joshese mbi banak, duke ua bere zili te tjerave... Festes i eshte shtuar edhe nje balerine top-less, e cila per cudine tone, eshte perkrahur me shume sesa djemte striptiste. Levizjet e saj gjate kercimit e me tej veprimet seksi kane ngacmuar vajzat, te cilat u solidarizuan duke fokusuar kete moment ne foto... festa ka vijuar me e nxehte se kurre, ndersa ne mesnate me ne fund u hapen dyert e pub-it edhe per meshkujt, te cilet deri ne ate ore kishin qene te perjashtuar nga festa e 8 Marsit. Nuk kane munguar ne kete feste qe nga adoleshentet e deri tek mosha 40 vjec e femrave, ndersa sic mesuam kane qene te ftuar edhe personazhe VIP. Disa prej tyre te frikesuar nga prezenca e fotografeve me shpirt nder dhembe e refuzuan ftesen, ndersa ndonje syresh mberriti ne feste dhe ia arriti te fshihej mes turmes per te mos u zbuluar nga paparacet!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›