E Shtunë, 31 Tetor 2026

Intervista, Ilir Meta: Qeveria të krijojë një ritëm të ri

Ilir Meta

Flet kreu i LSI: Qeveria të caktojë prioritete më të qarta dhe të harxhojë më pak kohë me replika me opozitën.

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, deklaroi dje se qeveria ka nevojë për një ritëm të ri dhe të shpenzojë sa më pak kohë në replika me opozitën. Gjatë një interviste përballë gazetarit Alfred Peza në Vizion Plus, Meta komentoi dhe deklaratën e ambasadorit Arvizu për një lodhje të qeverisë. Sipas kreut të LSI-së, qeveria ka nevojë për një strategji më të qartë dhe distancim nga kurthet e opozitës. Meta shtoi me tej se nuk do të rikthehet në qeveri dhe se kontributi i tij do të jetë në Komisionin Parlamentar të Integrimit.
Pas momentit të vështirë, ju keni krijuar një koalicion me PD. Po shkojmë drejt 3 viteve të këtij koalicioni. Mendoni se keni bërë hapin e duhur, në kohën e duhur?
Në atë kohë ka qenë një situatë mjaft dilematike, sepse dihet që një nga angazhimet tona ishte largimi i asaj qeverisjeje dhe zotit Berisha nga pushteti. Dihet që edhe një javë përpara përfundimit të zgjedhjeve, së bashku me përfaqësues të tjerë të së majtës, kemi bërë një apel të fundit një takim në hotel Tirana duke i kërkuar një takim kryetarit të PS me qëllim që të bashkërendohej sa më shumë të ishte e mundur, në mënyrë që energjitë të mos harxhoheshin kaq shumë kundër njëri-tjetrit, qoftë dhe në javën e fundit. Dihet përgjigjja injoruese ndaj këtij mesazhi. Pastaj kishte dy zgjidhje, ose të dilnim në rrugë, sepse çdo koalicion me PS nuk sillte asgjë, ndërkohë që ishin dhënë mesazhe më parë për trazira në Fier dhe diku tjetër. Ishte zgjidhja e vetme për të qenë një faktor stabiliteti, pra maxhoranca me PD. Kjo ishte një tabu në atë kohë, por LSI është dalluar për të sfiduar çdo paragjykim. Në një farë mënyre, ishte dhe një bast i madh në kuptimin e një të papriture, sepse raporti ynë me PD kishte qenë një raport ballafaques, konfrontues si një forcë opozitare që kishim qenë. Por sot mund të them se pas kësaj eksperience në të tilla kushte, ky koalicion do të kishte firmosur shumë më i bindur dhe më i qetë.
Nga pikëpamja politike duhet si një lloj eksperimenti mbi historinë e këtyre 20 viteve të pluralizmit në Shqipëri kur kurrë nuk ishte bërë një koalicion mes një force të djathtë dhe një të majte. Ju thatë që ishte një bast. A është i fituar ky bast?
Po, unë mendoj se pas më shumë se 2 vjetësh është treguar që ky është një koalicion që funksionon. Ka një vullnet për të punuar së bashku. Natyrisht, ka mendime të ndryshme për çështje të ndryshme, mendime që janë bërë dhe publike, që janë diskutuar. Mendoj se është një përvojë që solli një risi në vendin tonë, dhe mendoj se është një përvojë që vendet e tjera europiane e kanë konsideruar prej vitesh.
Gjatë këtyre 3 viteve nuk keni menduar asnjëherë ta prishni këtë koalicion?
Që kur kemi firmosur këtë marrëveshje, unë kam pasur një angazhim timin, që do të bëjmë çdo gjë që ti qëndrojmë marrëveshjes deri në fund, sepse është e rëndësishme për çdo forcë politike ti qëndrojë një marrëveshjeje, sepse është çështje serioziteti, besueshmërie, dhe unë jam shprehur që kjo marrëveshje, për asnjë arsye nuk do të prishet nga ne, përveç ndonjë arsye të rëndësime madhore që kanë të bëjnë me probleme të integrimit europian, marrëdhëniet shumë të rëndësishme kyçe me partnerët tanë shumë të rëndësishëm. Edhe brenda një partie ka mendime dhe probleme të ndryshme, por e rëndësishme është që shtyllat kryesore të marrëveshjes të qëndrojnë sa më solide.
Kur do të riktheheni në qeverisje, zoti Meta?
Kjo është një pyetje së cilës unë i jam përgjigjur duke aderuar menjëherë pas përfundimit të këtij procesi gjyqësor në Komisionin Parlamentar të Integrimit Europain. Mendoj se ka qenë një mesazh i qartë për të gjithë. Ky është prioriteti i Ilir metës, ky është edhe prioriteti kryesor i LSI.
Do vazhdoni të jeni i angazhuar vetëm në jetën parlamentare, apo në këtë komision?
Angazhimi im kryesor është si kryetar i LSI. Për mua, e rëndësishme është rritja e rolit të LSI në gjithë jetën politike, institucionale, qeverisëse të vendit, dhe unë këtë mendoj se mund ta bëj shumë mirë në pozicionin ku ndodhem.
Zoti Meta, a jeni ju dakord me një konstatim të ambasadorit amerikan, Avizu, ku deklaroi se qeveria ka bërë disa përparime në disa fusha, por ka një term, që është lodhja nga pushteti. A ka një lodhje të qeverisjes?
Nuk kam pasur rastin ta ndjek drejtpërdrejt intervistën e ambasadorit Arvizu, por unë besoj se është e rëndësishme që qeveria të krijojë një ritëm të ri, të ketë prioritete edhe më të qarta, të harxhojë më pak kohë me replika dhe me opozitën. Qeveria duhet të harxhojë sa më shumë energji në zgjidhjen e problemeve që kanë të bëjnë me përmirësimin e mëtejshëm të qeverisjes së vendit. Sepse opozita prej kohësh ka zgjedhur një strategji të sajën, që për mua është e qartë, përpjekja për të mbajtur vazhdimisht qeverinë në një debat të pareshtur politik, akuza e kundërakuza. Jemi në kushtet kur opozita nuk po paraqet dot një alternativë bindëse, dhe në këtë rast nuk është opozita, por qeveria që humb kohë për të ecur përpara në rrugën e saj drejt integrimit.
Në kuadër të debatit publik, qeveria a ka qenë në lartësinë e duhur?
Mendoj se qeveria duhet të vendosë standarde më të larta të debatit. Jam i bindur që dhe vetë opozita do të detyrohet të përmirësojë standardin që ajo ofron.
Çfarë ka bërë mirë dhe çfarë ka bërë keq qeveria në logjikën tuaj, në mënyrë që në 2013-n gjërat të përmirësohen, dhe pse mos kjo maxhorancë të synojë një mandat tjetër?
Kjo është një analizë e gjerë, një debat më vetë, por le të marrim aspektin e integrimit europian të vendit. Mendoj se qeveria në përgjithësi i ka përmbushur në kohë pothuajse të gjitha angazhimet që i takojnë. Marrim në radhë të parë procesin e liberalizimit të vizave. Për fat të mirë, nuk kishim as standarde me ligje për 3/5, sepse në këtë rast procesi nuk do të kishte përfunduar as sot. Qeveria i plotësoi në një kohë rekord të gjitha kushtet e standardet e kërkuara. Shqiptarët treguan më mirë se vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor se e meritonin këtë liberalizmin dhe është vlerësuar si një model në këtë drejtim.
Z. Meta, jeni ju në një mendje me zotin Berisha, se zoti Rama i ka shërbyer Serbisë në lidhje me problematikën që ka paraqitur opozita për integrimin e Shqipërisë?
Së pari, nuk jam dakord që ta konsiderojmë Serbinë si një vend armik. Pavarësisht nga armiqësia e hidhur midis dy popujve, midis dy kombeve në të kaluarën e largët, apo qoftë edhe përpara 13 vitesh. Serbia duhet konsideruar si një vend partner, pavarësisht nga vështirësitë që ende ekzistojnë, sepse trashëgimia nuk mund të tejkalohet me një dekadë. Edhe faktin se Serbia mori vlerësimin si një vend kandidat tregon se pavarësisht nga vështirësitë, nga paragjykimet që mund të kemi, ne po ecëm në një rrugë demokratike. Mendoj se mesazhi që ka dashur që të japë zoti Berisha, opozita në Serbi nuk ka bllokuar çështje apo kërkesa që kanë qenë të Bashkimit Europian, jo thjesht që zoti Rama ka dashur ti shërbejë Serbisë apo dikujt tjetër. Në këtë rast, përgjigja ime është shumë e thjeshtë: ka dashur ti shërbejë qëllimit të tij, që përpiqet gjithmonë të gjejë fajtore qeverinë për një mosarritje. Duhet që të gjithë të marrin përgjegjësitë e tyre, sepse Shqipëria është pas në reforma, pas Serbisë absolutisht. Shqipëria në drejtim të dialogut politik, i cili nuk ka prodhuar ato rezultate që janë kërkuar, është këtu ku është sepse Shqipëria këtë status do ta kishte marrë para dy vitesh, tre vitesh. Shqipëria ka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›