E Hënë, 2 Nëntor 2026

Durrës, prenotimet për shtatorin dhe tetorin janë në rritje

TIRANË, 7 shtator/ATSH/ Sezoni turistik në Durrës vijon me ritme të larta edhe pas përfundimit të pikut të verës. Edhe këtë fillim shtatori, Durrësi është ndër destinacionet më të frekuentuara  në vend.

Menaxherët e hoteleve në qytetin bregdetar pohojnë se prenotimet për muajin shtator dhe tetor janë në rritje, një tregues pozitiv që konfirmon vazhdimësinë e turizmit.

Operatorët turistikë thonë për Tv Klan se ky ka qenë një sezon i mirë, me një rritje prej 10 deri në 15% të turistëve të huaj krahasuar me vitin e kaluar.

Durrësi ka qenë gjatë gjithë verës zgjedhja e parë si për pushuesit vendas, ashtu edhe për turistët e huaj.

Ndërkohë, rritja e prenotimeve në vjeshtë tregon se qyteti po kthehet në një destinacion turistik të vizitueshëm gjatë gjithë vitit.

/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›