E Diel, 1 Nëntor 2026

Durres, prezantohet projektet per sheshin "Iliria"

U prezantuan ne qytetin e Durresit projektet e konkursit nderkombetar per rivitalizimin e shesit "Iliria".

Ne kete konkurs jane paraqitur 36 projekt-ide nga te cilat jane seleksionuar 5 me te miret te perzgjedhur nga nje juri nderkombetare, projekte keto qe do te paraqesin me te zgjeruar dhe konkretizuar idete e tyre ne fazen e dyte te Konkursit.

5 projektet e perzgjedhura vijne nga Portugalia, Italia, Anglia dhe arkitekte shqiptare.

Arkitektet dhe perfaqesuesit e studiove te perzgjedhura bene nje prezantim te projekt-ideve te tyre. Menyren se si ato planifikojne shnderrimin e ketij sheshi te rendesishem per qytetin e Durresit.

Keto projekte u paraqiten edhe me ane te nje video-projektimi per qytetaret pikerisht ne sheshin ku planifikohet nderhyrja.

Konkurimi do te vazhdoje edhe disa muaj deri ne percaktimin e idese qe do te kthehet perfundimisht ne projekt dhe do te financohet per t'u zbatuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›