E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, disa zona vuajnë mungesën e ujit

Qyteti i Tiranes vazhdon te vuaje ne disa zona te saj mugesen e ujit te pijshem, njesoj si ne periudhen e veres.

Sipas drejtorit te Drejtorise se Ujesjelles-Kanalizimeve, Ferdinand Petrela, "Komuna e Parisit" apo "Kombinati" nuk kane ndryshuar situaten per shkak te uljes se sasise se ujit ne burimet e Selites e Shen Merise prej se ciles ata furnizohen aktualisht.  

E vetmja zgjidhje qe shikojne drejtuesit e Ujesjellesit eshte mbyllja njehere e mire e problemit te vjedhjes se ujit ne rrjetin kryesor nga zonat periferike te kryeqytetit. Kjo do te sigurohet me ane te investimit te siguruar me fondet e kooperacionit italian.

Ne daten 20 nentor do te zhvillohet tenderi i pare per financimin e ndertimit te rrjetit te ujesjellesit ne zonen e Babrruse e Paskuqanit, ndersa per zonen e ish Kombinatit te autotraktoreve kane nisur punimet, nje pjese e financuar nga buxheti i shtetit dhe pjesa tjeter nga qeveria italiane.   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›