Durrës, punimet afër dispanserisë rrezikojnë godinën
Ndërtimi i një pallati 15 katesh ngjitur me godinën e dispencerisë në qytetin e Durrësit, duket se ka sjellë dëmtime të paevitueshme për këtë institucion në varësi të spitalit rajonal të Durrësit. Prej 6 muajsh personeli kërkon ndërhyje shtetërore.
DURRËS- Në Durrës objekti i dispencerisë që trajton në mënyrë të specializuar sëmundjet e mushkërive është dëmtuar rëndë si pasojë e ndërtimit ngjitur me të një pallati 15 katesh. Prej 6 muajsh personeli kërkon ndërhyrjen e Ministrisë së Shëndetësisë, të prefektit dhe të Bashkisë së qytetit. Ndërsa sot është nisur edhe shkresa e tretë për këto institucione. Sipas mjekëve dhe infermierëve të dispencerisë, jo vetëm që është dëmtuar oborri, por përveç shembjes së pjesës më të madhe të murit rrethues janë shkaktuar edhe krisje të ndryshme në brendësi të godinës.
Shkresa në drejtim të Ministrisë, Prefekturës dhe Bashkisë janë nisur nga spitali rajonal i qytetit të Durrësit nga i cili varet edhe dispanseria e sëmundjes së mushkërive. (a.r/news24/balkanweb)