E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër, s'ka nisur aplikimi i kartave

Në Gjirokastër zyrat ku do të aplikohen kartat e identitetit ende nuk jane hapur pasi mungojnë aparaturat.Deri në fund të javës do të instalohen pajisjet elektronike në të gjitha njësitë e qarkut të Gjirokastrës”- tha Ksera. 

GJIROKASTER- 35 mijë banorë të qytetit të Gjirokastrës ende nuk e dinë se kur do të nisë procesi I aplikimit të kartave të identitetit. Prefekti i Gjirokastrës Spiro Ksera deklaroi në një intervistë për NEWS24 se ende nuk janë hapur zyrat ku do të kryhet ky process, ndërsa priten që të vijnë më parë aparturat dhe udhëzimet nga Tirana.

Madje procesi nuk ka nisur ende as për punonjësit e administratës edhe pse nga ministria e Brendshme u dërgua një vendim që përcaktonte datën 15 janar si afat përfundimtar për administratën.

“Janë trajnuar të gjithë punonjësit. Deri në fund të javës do të instalohen pajisjet elektronike në të gjitha njësitë e qarkut të Gjirokastrës”- tha Ksera.

Ndërkohë në cdo komunë të gjirokastrës pritet që të ngrihen zyrat ku do të zhvillohet procesi i kartave të identitetit.
(s.g/NEWS24/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›