E Diel, 1 Nëntor 2026

Paisja me karta, Vlora s’ka nisur ende aplikimet

Në qytetin e Vlorës prodhimi i kartave të identitetit mbetet në pritje të urdhrit nga ministria e Brendshme. Prefekti dhe drejtori i postës deklarojnë se kanë bërë gjithçka gati, por nuk dinë ende se cila do të jetë data e saktë e nisjes së procesit. 

VLORE- Procesi i kartave të identitetit nuk ka nisur ende në qytetin e Vlorës në asnjë prej fazave të tij. Prefekti i Vlorës Hasan Halili është shprehur se ende nuk një datë konkrete se kur do të fillojë ky proces në Vlorë.
Përsa i përket emigrantëve prefekti Halili është shprehur se nuk ka asnjë udhëzim për një strategji të ndryshme nga aplikimet që kanë qytetarët e tjerë.
Ndërsa vetë qytetarët e Vlorës shprehen mjaft të interesuar për marrjen e kartës së identitetit edhe pse ndihen të paqartë për nisjen e procesit.
Nga posta e qytetit janë vënë në dispozicion 29 pika ku do të kryhet aplikimi, por mungesa e kuponave ka bërë që edhe në postë gjithçka të mbetet pezull.
Hamendësimet e prefekturës dhe të postës bazohen vetëm tek udhëzimet e marra sipas të cilave procesi mund të nisë në javën e fundit të muajit janar. Ndërsa këto ditë po punohet për shtimin e operatorëve që do të ndihmojnë procesin. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›