Durrës, qëllohet me armë drejt një autobusi, plagoset rëndë shoferi
Një person ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri drejt një autobusi në lëvizje rreth orës 07:00 të mëngjesit të sotëm në Durrës.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Ish-Kënetës ndërsa ka të shtënat ka mbetur i plagosur shoferi i autobuzit Albert Gjeci ndërsa ka marrë gëvishtje të lehta edhe pasagjerja Xheni Doka.
Menjëherë i plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Durrësit ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, mësohet se autori ka qënë me skafandër në kokë dhe pasi ka qëlluar me breshëri në drejtim të autobuzit është larguar me një motorr.
Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes ndërkohë që policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.