E Shtunë, 31 Tetor 2026

Islami: Sindromi i frikës nga vdekja rrezikon raportet e Ramës me opozitën

Raportet mazhorancë-opozitë do të jenë vendimtare për marrjen apo jo të statusit të kandidatit në BE, në dhjetor. Kështu ka deklaruar Kastriot Islami, deputet tashmë në radhët e PD, në intervistën e mbrëmjes në RTV Ora News me drejtorin e Informacionit Patrik Sadikaj. Duke ju referuar deklaratave të përfaqsuesve të rëndësishëm të BE gjatë qëndrimit dyditor të kryeministrit Rama në Bruksel, Islami vlerësoi se Brukseli e priti qeverinë e re, por nuk ka harruar qëndrimet e saj në raport me integrimin sakohë ajo ishte në opozitë. Megjithatë sipas Islamit, Brukseli zyrtar është munduar ta shohë pozitivisht të projektuar nga e ardhmja duke lënë kështu dhe detyrat respektive si, marrëdhënie konstruktive me opozitën, lufta kundër korrupsionit, si dhe vazhdimin e një politike konstruktive në rajon. Duke mbetur tek politika e jashtme rajonale, Islami tërheq vëmendjen se Rama në programin e tij të qeverisë nuk ka asgjë konkrete për marrëdhëniet me fqinjët.

Duhet të kemi parasysh që që në momentin që Shqipëria është futur në rrugën e anëtarësimit në BE, Brukseli i ka të gjitha informacionet se çfarë ndodh këtu nga zyra që ka në Tiranë. Deri te informacionet e fundit, sesi ka filluar parlamenti shqiptar, përplasjet dyditore mes palëve deri tek deklarata e Kryeministrit lidhur me çështjen e dhunës ndaj opozitës. Në Bruksel është pritur qeveria e re, por nuk është harruar qëndrimi i opozitës gjatë mandatit të kaluar, veprimet radikale deri te bllokimi i tre ligjeve. Në Bruksel janë munduar ta shohin pozitivisht të projektuar nga e ardhmja, duke ja dhënë si mesazhe se çfarë kërkohet nga qeveria e re. Në parim Barroso ka thënë se mund të jetë dhjetori, pasi teknikisht me miratimin e tre ligjeve është mbaruar e gjithë puna dhe këtu Barroso dhe të gjithë të tjerët kanë lavdëruar punën e mirë të qeverisë së mëparshme. Kanë lavdëruar pjesmarrjen e partive politike në zgjedhje dhe kalimin e butë të pushtetit. Ata kanë dhënë dhe një mesazh tjetër, duke pasur parasysh retorikën e nxirjes së realitetit, duke projektuar se gjithçka fillon nga zero, ata kanë dhënë mesazhin e vijimësisë, ku palët kanë dhënë rolin e tyre dhe kanë përcaktuar detyrat për të ardhmen. Kryesoja është marrëdhënia mes palëve në parlamentin shqiptar, kërkojnë proçes gjithpërfshirës në parlament. Pra nuk bëhet fjalë për 1 milion shuplaka që do godasin opozitën. Do jetë ky proçes që do përcaktojë nëse do jetë dhjetori apo më vonë, për marrjen e statusit kandidat. Proçesi i dytë i rëndësishëm është lufta kundër korrupsionit, madje një nga eurodeputetët , zoti Kaçin i ka kërkuar Ramës ta bëjë dhe brenda partisë së tij. E rëndësishme është se është ngritur çështja e vazhdimit të një politike konstruktive në rajon, Brukseli e shikon të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor në BE, por duke bërë një ushtrim paralel të marrëdhënieve dypalëshe apo shumëpalëshe mes vendeve të rajonit. Në programin e PS nuk ka asgjë konkrete për marrëdhëniet me fqinjët. Janë harruar marrëdhëniet me Maqedoninë, Malin e Zi, Kroacinë, Serbinë. Shpresoj të jetë një lapsus, lajthitje e programit. Pasi duke lexuar fjalimin e zotit Meta në 2009 kur krijuan qeverinë me PD, ka qenë shumë i qartë sa i përket politikës që duhet të luajë Shqipëria në rajon, madje ka vënë një theks të rëndësishëm edhe për një marrëdhënie të caktuar me Serbinëdeklaroi Islami.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›