Kapshticë, doganierët grekë anullojnë grevën 48 orëshe
Doganierët grekë në pikën e kalimit të Kapshticës kanë anulluar grevën 48 orëshe e cila pritej të niste ditën e sotme.
Lajmi është bërë i ditur nga burime pranë doganës së Kapshticës, ndërsa ende nuk dihen arsyet e anulimit të grevës.
Ndërkohë ende nuk është konfirmuar nëse pala greke do të vijojnë normalisht punën duke lejuar lëvizjen e automjeteve dhe të personave.
Greva do të niste sot në orën 06.00 të mëngjesit deri në orën 06.00 të datës 20 shtator 2013, por është vendosur që të anullohet duke mos nisur fare.
Doganierët grekë në pikën kufitare të Kapshticës, paralajmëruan një ditë më parë se do të zhvillon një grevë 48 orëshe për të kërkuar paga më të larta nga shteti grek.