E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durres rikthehen emigrantet

Fluks emigrantesh qe vijne per te pushuar ne vendlindje nepermjet portit te Durresit. Mbi 6500 udhëtare dhe 2000 automjete  mbërrijnë në vend gjatë te dieles me 6 tragetet e linjave detare që lidhin portet italiane me portin e Durrësit.

Në orët e para të mëngjesit në terminalin e trageteve janë ankoruar tragetet e para nderkohe qe priten edhe te tjere deri ne oret e vona. Autoritetet portuale kanë marrë të gjithë masat për të përballuar numrin e madh të udhëtarëve, që parashikohet t'i drejtohen Shqipërisë në javët e fundit të këtij muaji.

Këtë sezon policia kufitare ka shtuar sportelet për të shmangur kohën e përpunimit të udhëtarëve në ditët e fluksit, ndërsa doganierët punojnë me kapacitet të plotë në terren. Aktualisht fnksionojne 31 sportele. Numri i udhëtarëve pritet të rritet ndjeshëm që nga dita e diel kur është lajmëruar mbërritja e 8 trageteve vetëm gjatë paradites.

Pushimet verore  sjellin shumë prej emigrantëve shqiptarë dhe kosovarë që jetojnë e punojnë jashtë vendit pranë familjeve. Ndërkohë terminali i ri, që po ndërtohet me një investim të përbashkët prej afro 15.4 milion euro nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Banka Evropiane e Investimeve (BEI) dhe Qeveria shqiptare, nuk ka përfunduar ende.

Ai pritet të përfundojë në prag të sezonit të ardhshëm turistik dhe me përfundimin e tij pritet të sigurohen mjedise komode të qëndrimit të udhëtarëve që lëvizin nga kjo portë e madhe që lidh vendin me pjesën tjetër të Europës përmes transportit detar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›