Kroaci digjen 4 mije hektare ne Brac

Zjarri i madh që prej tre ditësh po shkatërron pyllin e ishullit kroat të Bracit nuk është fikur ende.
Sipas agjencisë Hina, flakët, të ushqyera nga era e nxehtë, kanë djegur deri tani 4 mijë hektarë pyll dhe shkure mesdhetare, përfshirë edhe hardhi dhe ulinj.
Sipas autoriteteve, deri tani nuk ka rrezik për qendrat e banuara dhe nuk ka asnjë person të lënduar.
Dje ishin evakuuar 230 persona, shumica e të cilëve turistë.