Durres rinisin kerkimet ne det

Kanë rinisur mëngjesin e sotëm kërkimet në det të hapur, për trupat e tetë marinarëve turq, anija e të cilëve u fundos pas një përplasje me një traget të linjës Durrës-Bari gjatë orëve të para të së enjtes.
Mjetet e Rojës Bregdetare asistohen në këtë operacion edhe nga një anije turke e specializuar për kërkimet në thellësinë e detit, e quajtur “Barbarosa”.
Mbërritja e forcave ushtarake turke ishte lajmëruar që disa orë pas ndodhjes së aksidentit. Ndërkohë, dy të mbijetuarit vazhdojnë të trajtohen në spitalin e Durrësit, për probleme në mushkëri dhe gjendje shoku.
Anija tregtare, me destinacion portin e Tivarit në Malin e Zi, u përplas me tragetin e quajtur “Ankara”, duke u fundosur brenda vetëm dy minutash. Për momentin, është e paqartë sekuenca e ngjarjes tragjike. Me aksidentin e ndodhur jashtë ujrave territoriale shqiptare, nuk dihet ende se cili shtet do të kryejë hetimet.
Mbytet anija turke, 8 të humbur
Megjithë kërkimet intensive të Shtabit të Emergjencës për gjetjen e tetë marinarëve të humbur turq të cilët po lundronin me anijen “Reina 1”, ato kanë rezultuar pa sukses.
Pas dërgimit në Spitalin e Durrësit të dy të mbijetuarve kapitenit dhe zëvendës/kapitenit, Ahmet Bal dhe Ahmet Soyturk, Shtabi i Emergjencës patrulloi përreth zonës prej 20 miljesh distancë nga brigjet shqiptare për gjetjen e marinarëve të tjerë. Kërkimet u raportuan të mbyllura në mesditë nga shefi i Shtabit të Emergjencës për këtë rast, prefekti i Durrësit, Genci Alizoti.
Por disa orë pas kësaj deklarate kërkimet nisen sërish pa sjellë ndonjë rezultat. Për këtë të premte burime të sigurta të Top Channel deklarojnë se do të mbërrijë në vendin e aksidentit detar një anije luftarake turke e cila do të rinisë kërkimet.
Anija tregtare “Reina 1”, me flamur maltez dhe me pronësi turke u përplas nga trageti i linjës Durrës-Bari në orën 00:50 minuta. Anija e cila raportohet se po transportonte drithë drejt portit Bar të Malit të Zi, sipas dëshmive paraprake ka manovruar për të shmangur aksidentin, por më pas është goditur në pjesën fundore të saj nga trageti Ankaraja në bordin e të cilës ndodheshin 169 pasagjerë.
Trageti nuk ka pësuar asnjë dëmtim thonë dëshmitarët, ndërkohë që anija tregtare është fundosur brenda 2 minutave. Tronditja e fortë në tragetin me 169 persona në bord dhe pamja e anijes që mbytej ka tmerruar pasagjerët që kanë kërkuar ndihmë.
Emrat e marinarëve që shpallen të humbur, nuk bëhen të ditur pasi anija “Reina 1” i kishte të regjistruar marinaren vetëm në vendin e nisjes dhe në destinacion, ndërkohë që nga një dokument që Top Channel disponon anija “Reina 1” ka qenë në Portin e Durrësit për të shkarkuar drithë në muajin qershor.
Pas njoftimit për aksidentin detar roja bregdetare shqiptare u nis drejt vendit të ngjarjes dhe rreth orës 6 të mëngjesit në Portin e Durrësit janë sjellë dy të mbijetuarit që u transportuan për në spital. Kapiteni dhe zv/kapiteni tregojnë momentet e përplasjes.
“Mbrëmjen e kaluar në orën 1 u përplasëm me tragetin Ankara. Pas dy minutash anija jonë u mbyt. Dhamë alarmin që personat të përgatiteshin për të veshur jelekët e shpëtimit. Pas përplasjes po shikonim c’ndodhi dhe anija u mbyt për 2 minuta”, deklaron kapiteni i anijes së mbytur, Ahmet Syturk.
Aktualisht ekspertët flasin për një gabim njerëzor, ndërkohë që do të jetë kutia e zezë e anijes që do të zbardhë komunikimin e mundshëm mes drejtuesve të dy mjeteve që u përplasen rreth 20 milje larg brigjeve të Durrësit. Në anije konfirmohet se ndodheshin 10 shtetas turq, më i riu një ndihmës/marinar i vitlindjes 1989.
Prokuroria e Durrësit ka nisur menjëherë verifikimet paraprake proceduriale duke dërguar dy prokurore në spitalin ku mbahen dy të mbijetuarit. Por pyetja e tyre nuk është bërë e mundur pasi njëri prej tyre është në gjendje shoku, ndërsa kapiteni ka probleme shëndetësore në mushkëri.
Për Prokurorinë e Durrësit prova kryesore konsiderohet trageti “Ankara” i cili do të kqyret në portin italian të Barit, ndërkohë që për shkak të ligjeve për lundrimin detar do të vendoset në ditët në vijim se cili do të jetë shteti që do ta hetojë këtë ngjarje edhe pse jo zyrtarisht thuhet se për të hetuar aksidentin tragjik është nisur nga Malta një grup ekspertësh.
Burime jo zyrtare thonë se dyshohet që njëri nga mjetet lundruese ka qenë në drejtim autopilot. Ndërkohë që nga anija “Reina 1” deri në kërkimet e vona kanë mbetur përvec dy të mbijetuarve, vetëm jelekët e shpëtimit për marinarët.
Ndërkohë presidenti Bamir Topi i dërgoi në mesditë një mesazh ngushëllimi presidentit turk Abdullah Gyl për humbjen e jetës së qytetarëve turq në aksidentin tragjik në Adriatik. Presidenti u shpreh ngushëllimet familjeve të viktimave që humbën jetën me lutjen që shpirtrat e tyre të prehen në paqe.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga kronika Itali, trafikonin drogë, në pranga 2 shqiptarë
Dy shtetas shqiptarë dhe një italian përfunduan në pranga në qytetin e Ferrarës në Itali për trafik lëndësh narkotike.
Sindikata: Padi penale ACR-së
Sindikatat e minatorëve lajmërojnë se do të bëjnë një padi penale kundër kompanisë ACR për aksidentin ku humbi jetën një minator dhe 8 të tjere u plagosën.
Bulqizë, rifillon puna në minierë
Minatorët e minierës së Bulqizës i janë rikthyer punës mëngjesin e së enjtes, pas varrimit të një dite më parë të kolegut të tyre Naim Shyti.
Angli, zbardhet identiteti i shqiptarit
Është zbardhur identiteti i shtetasit shqiptar që humbi jetën pasi u hodh nga treni i linjës Londër-Bruksel. Mbytja e anijes, të mbijetuarit, të tronditur
Dy të mbijetuarit nga mbytja e anijes 3400 toneshe me flamur maltez “Reina 1” ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore në spitalin rajonal të Durrësit, por gjendja e tyre psikologjike është e rënduar.
Lajmet kryesore
Meta i telefonoi Lavitolas
Ish-Ministri i Jashtëm, dy deklarata kontradiktore
Balla: Pollo, rryshfet 1.2 milion euro
Gjinushi: Duhet një kod zgjedhor pa hile
KFOR nis “çlirimin” e Mitrovicës