E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tre debutues në garë për çmimin Dylan Thomas

Tre romancierë debutues, përfshirë edhe fituesen e këtij viti të çmimit Orange Prize for Fiction, janë përfshirë në listën e ngushtë për çmimin Dylan Thomas për vitin 2011.

Pesë shkrimtarë janë në garë për çmimin në vlerë prej 30 mijë funta.

Profesor Peter Stead, i cili e udhëheqë çmimin, tha se lista e ngushtë ‘ka kombinuar vlerën letrare me lexueshmërinë, që duhet të rrisë interesimin e konsiderueshëm midis lexuesve’.

Çmimi do të jepet në një ceremoni në Swansea më 9 nëntor.

Shkrimtarët debutues janë Annabel Pitcher, e cila jeton në Yorkshire, Benjamin Hale nga New York dhe Tea Obreht, e lindur në Beograd por që jeton në New York, e cila këtë vit u shpërblye me çmimin Orange Prize for Fiction.

Bashkë me ata në listën e ngushtë janë edhe poeti kanadez dhe kritiku letrar Jacob McArthur Mooney dhe Lucy Caldwell, e lindur në Belfast por që jeton në Londër, romani i së cilës ‘Where They Were Missed’ më parë kishte qenë në listën e ngushtë për këtë çmim në vitin 2006.

Çmimi, i cili mbështetët nga Universiteti i Wales-it, është një prej çmimeve letrare me shumën më të madhe në botë për shkrimtarët e rinj. Është i hapur për shkrimtarët e botuar midis moshës 18 deri në 30 vjet, që shkruajnë në anglisht, nga çdo vend i botës. Përfshin lloje të ndryshme të zhanreve, përfshirë tregime të shkurtra, romane, poezi dhe drama.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›