E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konfuzion në nominimet për US National Book Awards

Një shkrimtare e cila gabimisht është emëruar për çmimin National Book Awards në SHBA, por që ishte lejuar të qëndrojë në listën e ngushtë, tani është kërkuar nga ajo që të tërhiqet.

Libri ‘Shine’ i shkrimtares për fëmijë Lauren Myracle është paraqitur, javën e kaluar, në listën e ngushtë për letërsinë e të rinjve.

Por libri është tërhequr pasi National Book Foundation citoi një ‘keqkomunikim’ me anëtarët e jurisë.

Pak më pas, fondacioni e mirëpriti librin ‘Shine’ në kategori. Por të premten, nga Myracle u kërkua që të tërhiqej.

Në një deklaratë, Myracle tha se javën e kaluar ishte gëzuar shumë kur kishte pranuar një thirrje, duke i thënë se ‘Shine’ ishte finalist për çmimin.

“Më vonë më informuan se ‘Shine’ ishte përfshirë gabimisht por do të qëndronte në listë bazuar në vlerat e tij”, tha ajo.

“Megjithatë, të premten, më kërkuan nga Fondacioni Kombëtar i Librit të tërhiqem në mënyrë që të ruhet integriteti i shpërblimit dhe puna e jurisë, dhe unë u pajtova që të tërhiqem”.

Kur gabimi fillestar u bë, nga Fondacioni Kombëtar i Librit u tha se libri i Myracle është ngatërruar me librin që tingëllon ngjashëm të Franny Billingsley ‘Chime’, i cili është përfshirë në listë të ngushtë.

Janë katër kategori për këtë çmim – në fiksion, jofiksion, poezi dhe letërsi për të rinj – secili i përzgjedhur nga panele të veçantë të shkrimtarëve.

Të gjithë të nominuarit marrin nga një mijë dollarë dhe një medalje. Fituesit do të bëhen të ditur më 16 nëntor.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›