Durrës, sekuestrohen 16 080 euro të padeklaruara në një kamion në tragetin Durrës-Bari

TIRANË, 20 tetor /ATSH/ Autoritetet doganore në Durrës kanë konstatuar 16 080 euro të padeklaruara gjatë kontrollit të një kamioni në tragetin e linjës Durrës-Bari.
Sipas njoftimit të Doganës Shqiptare, kontrolli u krye nga punonjësit e Degës Doganore Durrës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, në kuadër të shtimit të kontrolleve në vijën e dytë gjatë përpunimit të tragetit.
Gjatë kontrollit fizik të mjetit u evidentua shuma prej 16 080 eurosh, në prerje të ndryshme, e cila nuk ishte deklaruar nga poseduesi.
Për rastin u njoftuan strukturat përgjegjëse dhe u ndoqën procedurat ligjore përkatëse, në bashkëpunim me organet kompetente.
Dogana Shqiptare bën të ditur se vijon forcimin e kontrolleve me synim parandalimin dhe evidentimin e shkeljeve të legjislacionit doganor.
1 nga 2/e.xh/j.p/