E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emigrantë nga Tunizia “pushtojnë” Italinë

Italia po përballet kohët e fundit më një valë të madhe emigrantësh të paligjshëm që vijnë nga Tunizia, pas shpërthimit të protestave për ndryshim të pushtetit. " Duhet të ndalojmë këtë valë emigrantësh nga Tunizia, ashtu siç bëmë vite më parë për Shqipërinë" ka thënë ministri i jashtëm italian Franco Frattini. Ai ka shprehur shqetësimin lidhur më këto zbarkime të refugjatëve, të cilët vijnë nga veriu i Afrikës. " “Qeveria jonë ka dekretur gjendjen e emergjencës, por kjo nuk është e mjaftueshme. Duhet të mobilizojmë vendet e mesdheut që të kontrollojnë nëpërmjet anijve dhe avionëve, lëvizjen e emigrantëve" ka shtuar Fratini. Deri tani rreh 4 mijë emigrantë kanë mbërrtiur në portin e Lampeduzës gjatë katër ditëve të fundit. Autoritete lokale e kanë cilësuar këtë si një eksod me përmasa biblike, i cili do të vërë në rrezik zonën nëse vazhdon. Polizia italiane ka strehuar disa prej tyre në vendstrehimet e kishave përreth, ndërsa qindra të tjerë kanë janë dërguar në nga policia në kampet e ngritura për të strehuar emigrantët, në Brindizi, Bari Foggia dhe Crotone. Policia ka deklaruar se disa prej tyre i ka kthyer në Tunizi, ndërsa të tjerët do të dërgohen në vazhdim. Megjithatë kjo nuk i ka penguar emigrantët e tjerë që të shkojnë sërish drejt italisë. Këtë të dielë, në ishull Lampeduza kanë mbërritur 214 persona të tjerë, ndërsa Guradia di finanzia është lajmëruar se se dy barka të tjera janë nisur, nga Tunizia drejt Italisë. Midis të mbërriturve ka edhe gra dhe fëmijë. Disa emigrantë kanë deklaruar se është e pamunudur të jetojnë në shtetin e tyre, për shkak të dhunës dhe trazirave, ndaj dhe janë detyruar që të emigrojnë ilegalisht drejt Italisë. Ndërkohë që Ministri i Jashtëm Fratini deklaroi se ka biseduar edhe autoritet e Bashkimit Europian , për t`i bërë ballë kësaj situate.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›