Durres sekuestrohen rreth 20 kg heroine ne port
Forcat e antidrogës pranë drejtorisë së policisë së qarkut Durrës kanë sekuestruar një sasi të madhe droge në port. Lënda narkotike e llojit heroinë është gjetur në një automjet, gjatë kontrollit të ushtruar nga policia kufitare, e cila më parë mësohet të ketë marrë të dhëna në rrugë operative se në automjetin transportohej droge. Drejtuesi i automjetit kishte aplikuar në pikën e parë të kontrollit për kalim të kufirit në drejtim te shtetit Italian por është ndaluar pak para hyrjes në traget. Pas një kontrollit policia ka zbuluar se në makinë, ne pjesën e pasme të tij, ishte fshehur lënda narkotike e dyshuar heroinë me një peshë të përgjithshme rreth 20 kilogramë. Aktualisht forcat e antidrogës po punojnë për kryerjen e procedurave përkatëse, ndërsa kanë ndaluar dhe poseduesin e lëndës narkotike. Ky është sekuestrimi i tretë i një sasie të konsiderueshme brenda pak muajve në portin e Durrësit.