E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama per Presidentin Jo figure e dale nga Partia Demokratike

Gjatë një interviste në studion e emisionit "Opinion" të Blendi Fevziut në Tv Klan, kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, i rikthyer pas 5 vjetësh, i pyetur për zgjedhjen e presidentit dhe nëse ka emra konkretë, ai tha se ai nuk duhet të jetë një figurë e dalë nga radhët e Partisë Demokratike, por një president që të përfaqësojë unitetin kombëtar, ndërsa vete procesi të jetë i dakordësuar mes palëve.

"Ne nuk mund të pranojmë si një figurë për president asnjë nga figurat e PD-së, sepse kështu nuk kemi proces të mundshëm të dakortësuar"-theksoi Rama.

Ndërkaq ai shtoi se nga mënyra se si do të zgjidhet kreu i ri i shtetit do të varet edhe gjykimi për progresin e vendit për marrjen e statusit kandidat, pasi Presidenti është një institucion që duhet të garantojë disa instuitucione kushtetuese . Rama mori si shmbull edhe mënyrën e zgjedhjes së presidentit gjerman, si një figurë që përfaqësoi unitetin kombëtar dhe jo mazhorancën.

Gjithashtu kryetari i PS-së shmangu pyetjen nëse takimi i tij me Metën e amniston këtë të fundit nga akuzat, të cilat ishin edhe shtysa e ngjarjeve te dhunshme të 21 janarit, te inicuara nga opozita para kryeministrisë .

"Nuk jam takuar për të rishkruar të kaluarën. Momentet kur kemi mbajtur qëndrime politike janë pjesë e historisë. Dhe unë vetë nuk ndjej asnjë arsye që të më bëjë të mendoj se duhet të ndihem keq për gjithcka kam thënë qëkur jam në krye të PS. Është e rëndësishme të kuptohet që procesi ku kemi hyrë është për krijimin e kushteve, për një shembull pozitiv të munguar në vite"-tha Rama në Opinion në Tv Klan.

Gjate intervistës në TV Klan Rama shpjegoi dhe disa pjesë të programit të PS "Për një Rilindje Kombëtare" duke këmbëngulur në taksën progresive, ndonëse ajo është kundërshtuar nga shumë ekspertë të ekonomisë vendas dhe të huaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›