E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fjalimi i Gaddafi per protestuesiti njejte me ate te Sali Berishes

Gaddafi ka refuzuar te jape doreheqjen. Ne fjalimin e tij te pare qe pas nisjes se protestave me 14 shkurt lideri i Libise eshte shprehur dje se nuk do te jap kurre doreheqjen dhe se nuk do te largohet nga Libia duke u zotuar se do te martirizohet nese do linde nevoja.


Ai ka cilesuar protestuesit si prishes te imazhit te vendit dhe shtoi se e gjithe bota po e shikon se protestuesit po sillen si djalli. Ai eshte shprehur se i ka sjelle shkelqim Libise dhe se protestuesit jane te pire dhe te droguar.


Gjate fjalimit ai iu drejtua mbeshtetesve te tij duke u kerkuar qe te dalin ne rruge ne anti-protesta dhe te mos shqetesohen nga gangsterat sipas Gaddafit.


Filmimi i transmetuar ne televizionin shteteror te Libise eshte xhiruar ne nje ndertese ku ne sfond tregoheshin bombardimet e SHBA-se bere ne vitin 1986 qe kishin si qellim te vrisnin ate. Kjo ndoshta ishte zgjedhur per te treguar forcen e rezistences se tij.


Sulmi i SHBA ne 15 prill te ketij viti u ndermor pasi zyrtaret e SHBA-se nxoren perfundimin se agjente te Libise ishin pergjegjes per sulmin e me bombe me 5 prill ne Berlin. Nderkohe Fidel Kastro udheheqesi historik i Kubes ka thene se Libia do te pushtohet shume shpejt nga NATO.


BBC raporton se fjalimi i Gedafit nuk ka sjelle reagim tek mbeshtetesit e tij. Ndersa sipas Al Jazeeres ai ka humbur tashme kontrollin ne 3/4 e Libise.


Nuk eshte vetem fjalori i Gaddafit qe te kujton personazhe te politikes shqiptare por eshte edhe sjellja e ushtrise se ketij vendi q ete kujton 1997-n shqiptare. Urdhrat e Gedafit per ushtrine per te bombarduar protestuesit nuk zbatohen nga ushtria. Kjo ka bere qe shume te tjere ti bashkohen protestes ne sheshin jeshil. BBC raporton se qytetaret jane te kenaqur pas marrjes se informacionit se Gedafi ndodhet ende ne Tripoli. Rreth 300 persona raportohen te kene vdekur deri me tani.


Protestat kane dy jave qe vijojne papushim. Al Jazeera citon deshmi nga Tripoli se jane bombarduar depo municioni dhe pika qendrore ne kryeqytet. Gjithashtu behet e ditur se po perdoren edhe helikoptere luftarak te cilet kane qelluar ne rruge si perpjekje per te trembur protestuesit.


Vete ambasadori i Libise ne SHBA ka kerkuar doreheqjen e Gedafit ne nje interviste per televizionin ABC ne emisionin Good Morgning America. Ali Aujali eshte shprehur se ai nuk perfaqeson me vendin e tij me regjim diktatorial dhe i ka bere thirrje Gaddafit te jape doreheqjen. Une terhiqem nga sherbimi diplomatik i rregjimit diktatorial.


Por asnjehere nuk do te terhiqem nga sherbimi nga qytetareve deri sa zeri i tyre te degjohet nga e gjithe bota dhe objektivat e tyre te realizohen. I bej thirrje atij te largohet dhe ti lere te qete qytetaret tane - tha ambasadori i Libise ne SHBA. Kurse zv.ambasadori i Libise ne OKB i ka kerkuar komunitetit nderkombetar te mbroje libanezet nga gjenocidi.


OKB ka kerkuar hetim nderkombetar per ngjarjet e ndodhura ne Libi pasi behet fjale krime ndaj njerezimit. Keshilli i Sigurimit te OKB-se pritet te mblidhet sot per kete ceshtje. Protestat ne vendin e pasur me nafte ku Gaddafi mban pushtetin prej 41 vitesh nisen me 14 shkurt.


Vala e protestave ne bote po prek gjithnje e me shume vende. Evropa qe leviz ne nje korsi teper te ngushte po i ndjek keto protesta me dyzim.

Evropa e dyzuar ndaj protestave ne boten arabe


Ajo qe per vite me radhe dukej e pamundur eshte bere realitet. Populli ne boten arabe nuk ka me frike nga sundimtaret e tij. Njerezit sfidojne dhunen dhe luftojne me guxim te patrembur per te drejtat e tyre madje edhe me cmimin e masakres sic po ndodh tani ne Libi.


Me nje shpejtesi te papare fryma e revolucionit kaloi nga Tunizia ne Egjipt duke perfshire gjithnje e me shume vende arabe. Sinjali i nje te ardhmeje ndryshe tingellon fare prane dhe kuptohet si nje shenje e ndryshimit. Dhe ndryshimi eshte i mundshem vetem nga forca e brendshme.


Momente historike


Ne Afriken e Veriut dhe Lindjen e Afert keto momente jane historike - dhe Evropa si fqinji i drejtperdrejte po degradon gjithnje e me shume ne nje spektatore. Nuk te cudit qe evropianet ne kete situate duken si te pagoje dhe te mbilodhur.


Demokracia dhe liria- jane vlerat e tyre baze per kete ata duhet te mbajne qendrim edhe ne boten pertej kufijve evropiane. Ne te njejten kohe ata bashkepunojne me shume sundimtare autoritare per shkak te llogarive ekonomike dhe realpolitikes.


Regjimi kunder se drejtes i diktatorit Muamar el Gaddafi lejon ushtrine dhe policine te qelloje mbi popullin e vet. Por po i njejti regjim kujdeset qe shtetet evropiane te mbrohen nga valet e shtuara te refugjateve. Madje me furnizimet e majme me nafte ai ka nje kontribut jo te vogel qe evropianet te mbushin cdo dite makinat me benzine dhe te mos ngrijne ne dimer.


Jo vetem per shkak te potencialit per shantazh ngurojne evropianet te dalin hapur kunder diktatorit libian apo diktatoreve te tjere. Ata as nuk dine se cilat forca te reja politike mund te mbeshtesin. Aktiviste demokrate pro-perendimore apo te njejtat forca qe vetem para pese vitesh dogjen konsullatat evropiane per shkak te zemerimit per karikaturat e profetit Mohamed.


Pyetja tjeter - a mund te kete ne keto ceshtje vija ndarese


Levizjet e protestes jane shumeplaneshe

Jo ato nuk jane te mundura. Levizjet e protestes jane po aq shumeplaneshe dhe te komplikuara si shoqerite arabe ne teresi. Gjithkund protestat drejtohen kunder sundimit arbitrar gjithkund degjohen thirrje per demokraci. Por ato pjeserisht jane te perziera edhe me konflikte fetare dhe rivalitete mes fisesh.


Brenda tyre jane gjenden krahas aktivisteve liberale metropolitane edhe te majtet nacionalistet dhe perkrahesit e islamit politik meditesit dhe te rinjte e zhgenjyer te zonave te varfra. Kategorite pro dhe kunder apo antiperendimore te cojne ne qorrsokak. Edhe perfundimi i protestave eshte i paparashikueshem dhe i painfluencueshem nga jashte.


Megjithate orientimi me i forte i politikes evropiane te fqinjesise drejt mbeshtetjes se demokracise eshte i drejte po ashtu edhe fjalet e qarta kunder diktatoreve.


Duhet thene se evropianet levizin ne nje korsi te ngushte. Jo vetem tiranet e vene me shpatulla pas muri por edhe shume aktiviste arabe pro demokracise sinjalizojne qarte se eshte i padeshirueshem ndikimi nga jashte.


Evropa duhet fillimisht te ndertoje besimin. Kjo behet vetem ne formen e nje mbeshtetjeje partneriteti nga e cila njerezit te perfitojne ne menyre te ndieshme vecanerisht ne vendet ku tiranet jane rrezuar nga pushteti dhe shoqerite duhet te ristruktrurohen.


Percarje dhe hezitim ja deklaratat e Ministrave te Jashtem te BE-se

MPJ te BE-se e denuan qendrimin brutal te forcave libiane te rendit kunder demonstruesve. Por qendrimet e tyre ne lidhje me zhvillimet ne vendet e Magrebit dhe perreth si dhe ne ceshtjen e refugjateve jane te ndryshme. Ne lidhje me permbysjet paqesore ne Tunizi dhe Egjipt BE reagoi me vonese.


Tani ne rastin e dhunes ne Libi Evropa nuk di si te sillet dhe eshte e percare. Perfaqesuesja e jashtme e BE-se Catherine Ashton u shpreh plot zemerim me fjalet Ne e denojme shtypjen e vazhdueshme te demonstruesve ne Libi dhe dhunen dhe vrasjen e personave civile. Por ne rastin e Libise BE rrezikon shume.


Fjala eshte per interesa biznesi si dhe per problemin e refugjateve.
Qeveria e Libise kercenoi se ne rast se BE-ja do te vazhdoje te mbeshtese demonstratat do te anuloje marreveshjen qe ka me BE per sigurimin e kufijve. erner Hoyer minister shteti prane MPJ gjermane u shpreh Ky eshte nje devijim i pabesueshem. BE nuk duhet te lejoje ti bejne shantazh.


Por vendet e BE-se qe jane te prekura drejtperdrejt prej refugjateve mendojne disi ndryshe.


Tonio Borg MPJ i Maltes tha Ky nuk eshte kercenim kjo eshte e verteta. Aty ku ka rajone te paqendrueshme krijohet presion ne kufij sikurse e pame ne rastin e Tunizise.
MPJ i Italise Franco Frattini tha se duhet ruajtur patjeter njesia e shtetit te Libise Jam mjaft i shqetesuar per veteshpalljen e te ashtuquajturit Emirati islamik Bengazi.


A mund ta perfytyroni nje emirat islamik ne kufijte e Evropes Ky do te ishte nje kercenim shume serioz. Frattini shtoi nje fjali te cuditshme Ne nuk duhet te krijojme pershtypjen e gabuar se duam te eksportojme demokracine tone atje.


MPJ i Suedise Carl Bildt u shpreh Nuk eshte fjala vetem per te mbeshtetur tani Tunizine dhe Egjiptin - kjo eshte teper e rendesishme - apo per te pare se cmund te bejme ne Libi. Fjala eshte per ti ndihmuar ekonomite dhe shoqerite e ketyre vendeve qe te hapen ne nje perspektive afatgjate. Ndryshe trazirat do te perseriten vit pas viti.


Gjykimet per kryeministrin ne 4000 telegrame sekrete te publikuara nga Repubblica dhe Lespresso

Wikileaks SHBA-te Berluskoni eshte nje palaco por na duhet

Dosjet sekrete qe Repubblica dhe lEspresso kane publikuar flasin shume per Berluskonin. Behet fjale per 4 mije dokumente te rezervuara qe diplomatet amerikane i kane derguar per vite me radhe ne Shtepine e Bardhe. Ne dosje gjykimet per politiken italiane dhe per kryeministrin nuk jane aq dashamirese.


Dokumentat jane derguar per 8 vjet- nga 2002 deri ne 2010 nga ambasada per tek Shtepia e Bardhe.


Referimet per presidentin e keshillit jane thuajse gjithnje negative. Diplomatet flasin per gafat e tij per menyren e gabuar te te shprehurit me te cilen ofendon qytetaret dhe lideret politike. Kane folur per deshiren qe ka Berluskoni per te vene interesat e tij te biznesit ne plan te pare.


Ne te njejten kohe amerikanet theksojne devotshmerine e tij per SHBA-ne. E cilesojne Berluskonin si nje njeri te dobet ne planin personal i cili ka shume nevoje per tu legjitimuar ne vend dhe jashte dhe per kete ai perdor miqesine me amerikanet.


Ambasadori Spogli i shkruan ne 2009 sekretares amerikane te shtetit Hillary Clinton. Ai perdor institucionet publike per te perftuar avantazhe elektorale ndaj kundershtareve te tij politike.


Ajo qe bie ne sy eshte qe pavaresisht rezervave te medha dhe etiketave sekrete qe shkojne deri ne fjale si ai eshte palaco diplomatet amerikane duke nenvizuar mbeshtetjen qe Berluskoni jep ne Irak e Afganistan shtojne se publikisht aiduhet mbeshtetur.


Ne telegramet e ikileaks SHBA-te duken te shqetesuara edhe nga fakti qe Italia favorizon vazhdimisht Rusine persa i perket energjise. Kjo i ka shqetesuar aq shume saqe ne 2010 Hillary Klinton u ka kerkuar diplomateve te saj te hetonin mbi marredheniet dhe investimet personale te mundshme qe lidhin Putinin dhe Berluskonin dhe qe mund te influencojne politiken energjitike te vendeve.
A i sakrifikon Perendimi parimet demokratike per hir te interesave ekonomike

Gaddafi bleu te kaluaren


Sundimtari i vetem i Libise Muamar al Gadafi per tri dekada rresht konsiderohej nga politika e BE-se si terrorist. Por me pas ai u rehabilitua kur e shleu me para te kaluaren e tij te bezdisshme. Ai pagoi 28 miliarde dollare amerikane zhdemtim per viktimat e dy atentateve terroriste ne nje diskoteke ne Berlin dhe nje avion ne Lockerbie.


Ne kembim Kombet e Bashkuara harruan te kaluaren terroriste te kryetarit te shtetit ne Libi. SHBA u qetesua kur Gaddafi hoqi dore edhe nga armet e shfarosjes ne mase. Keshtu mori fund nje armiqesi gati dhjete vjecare me sundimtarin e vetem te gjashte milione libianeve ne vitin 2003 u hoqen sanksionet kunder Libise.


Ne 2004 sundimtari ekscentrik me uniformat ekzotike priti kryeministrin britanik Tony Blair presidentin francez Jacques Chirac dhe ish-kancelarin gjerman Gerhard Schrder.


Nga terrorist ne bashkebisedues


Ky vend ka ndryshuar politikisht dhe kjo eshte per tu pershendetur. Natyrisht nuk mund te krahasohet me ate qe njohim ne vendet tona por drejtimi eshte ai i duhuri. Une besoj se bashkesia nderkombetare ka nje interes per ta afruar ndaj vetes Libine u shpreh atehere ish-kancelari Schrder. Evropianet ishin dhe jane te interesuar ne rezervat e pasura me lende te para te Libise.


Koncernet evropiane energjetike kane investuar ne shtetin ne shkretetire. Muammar al Gaddafi i cili e siguron pushtetin e tij me pjesetare te fisit ne ushtri vizitoi ne vitin 2004 BE-ne ne Bruksel.


Ai e kaloi naten ne nje cader gjigante solli me vete truprojat e tij te famshme te perbera vetem nga gra dhe u ngriti nervat bashkebiseduesve me monologe qe zgjasnin ore te tera. Mbeshtetjen e tij per terroristet Gaddafi e shiste si lufte per liri


Nderthurje interesash ekonomike


Ne vitin 2006 BE dhe Libia lidhen edhe nje marreveshje per ndalimin e varkave me refugjate ilegale. Libia ndalon refugjatet nga Afrika dhe merr per kete 50 milione euro. Here pas here Muammar al Gaddafi kerkon miliarda nga BE-ja.


Ai kercenon se ne te kunderten do ti nise permes detit te gjithe refugjatet. Raportet me BE-ne u bene edhe me te mira kur ne vitin 2007 Gaddafi liroi infermieret bullgare te cilat mbaheshin pa te drejte ne burg dhe per kete mori nje zhdemtim.


Bashkeshortja e presidentit francez Carla Bruni-Sarkozy i mori infermieret e liruara dhe Nicolas Sarkozy pak jave me vone lidhi marreveshje me Gaddafin per investime me nje volum prej 10 miliarde eurosh. Vitin e kaluar pushtetmbajtesi libian vizitoi per te disaten here Italine. Me pare ishin lidhur marreveshje miqesie ndaj te cilave ka pasur edhe kritika.


Gaddafi dhe levdatat italiane


Vecanerisht Italia ka interes te madh tek Libia. Ne ish- kolonine e saj punojne shume firma italiane. Nga ana tjeter Libia ka aksione ne shume koncerne italiane. Kompania shteterore libiane e naftes Tamoil ka nje rrjet furnizimi ne jug te Evropes. Italia merr gaz natyror nga Libia permes nje percjellesi direkt gazi. Per hir te ketyre parave kryeministri i Italise Silvio Berlusconi e levdon Gaddafin ku mundet Une shoh tek kjo figure drejtuese nje mencuri te madhe.


Une pranoj se gjithcka qe ai me ka thene per krizat nderkombetare te 15 viteve te fundit kane qene gjithnje pozicione qe pasqyronin realitetin.. Italia ka ratifikuar edhe nje marreveshje miqesie ku nuk permenden as nje here te vetme te drejtat e njeriut. Edhe Gjermania eshte kliente e Libise. 10 per qind e naftes se konsumuar ne Gjermani vjen nga Libia.


Deklarata ne mbrojtje te regjimit


Ministrja e BE-se per politiken e jashtme Catherine Ashton deri tani ka thene vetem nje fjali per demonstrimet ne Libi Ne vezhgojme situaten me shume kujdes dhe i bejme thirrje qeverise te degjoje popullin.


Keshtu deklaroi zedhenesi i Ashtonit. Puna eshte qe prej vitit 2008 BE negocion me udheheqjen ne Tripoli per nje marreveshje mbi bashkepunimin ne furnizimin me energji. Kjo i pengon zyrtaret europiane ta thone qarte ate qe po ndodh. Madje shpesh thone te kunderten duke i bere njerezit te pyesin


Do ti sakrifikojme parimet demokratike per hir te interesave ekonomike


Komisioneri i BE-se per zgjerimin Stefan Fle gjate vizites se tij ne Tripoli ne tetor te vitit te kaluar mbrojti Ghedafin duke dhene deklarata publike te tipit Libia eshte zhvilluar mire etj.


Gjate fjalimit te pare pas nisjes se protestave ai iu drejtua mbeshtetesve te tij duke u kerkuar qe te dalin ne rruge ne anti-protesta dhe te mos shqetesohen nga gangsterat sipas Gaddafit.


Libi Gedafi sfidon protestuesit Nuk largohem deri ne martirizim

Gedafi ka refuzuar te jape doreheqjen. Ne fjalimin e tij te pare qe pas nisjes se protestave me 14 shkurt lideri i Libise eshte shprehur se nuk do te largohet nga Libia duke u zotuar se do te martirizohet nese do linde nevoja. Ai ka cilesuar protestuesit si prishes te imazhit te vendit. Gedafi shtoi ne kete drejtim se e gjithe bota po e shikon se protestuesit po sillen si djalli.
Ai eshte shprehur se i ka sjelle shkelqim Libise dhe se nuk ka asnje pozicion zyrtar per te cilin duhet te jape doreheqjen. Sipas tij protestuesit jane te pire dhe te droguar. Gjate fjalimit ai iu drejtua mbeshtetesve duke u kerkuar qe te dalin ne rruge ne mbeshtetje te tij dhe te mos shqetesohen nga gangsterat duke provokuar keshtu mundesine e nje lufte civile.

Filmimi i transmetuar ne televizionin shteteror te Libise eshte xhiruar ne nje ndertese ku ne sfond tregoheshin bombardimet e SHBA-se bere ne vitin 1986 qe kishin si qellim te vrisnin ate. Kjo ndoshta ishte zgjedhur per te treguar forcen e rezistences se tij.
Sulmi i SHBA ne 15 prill te ketij viti u ndermor pasi zyrtaret e SHBA-se nxoren perfundimin se agjente te Libise ishin pergjegjes per sulmin e me bombe me 5 prill ne Berlin.
Nderkohe Fidel Kastro udheheqesi historik i Kubes ka thene se Libia do te pushtohet shume shpejt nga NATO.

BBC raporton se fjalimi i Gedafit nuk ka sjelle reagim tek mbeshtetesit e tij. Ndersa sipas Al Jazeeres ai ka humbur tashme kontrollin ne 3/4 e Libise.



Protestuesit tashme jane me te motivuar pasi urdhrat e Gedafit per te bombarduar mbi ata nuk zbatohen me nga ushtria. Kjo ka bere qe shume te tjere ti bashkohen protestes ne sheshin e jeshil. BBC raporton se qytetaret jane te kenaqur pas marrjes se informacionit se Gedafi ndodhet ende ne Tripoli pasi ata kerkojne qe ai te persekutohet.

Rreth 300 persona raportohen te kene vdekur nga dhuna ne kryeqyteti e Libise Tripoli dhe qytetet e tjera te vendit qe jane perfshire prej dy javesh nga protestat. Human Right Watch ka bere te ditur se te pakten 62 persona kane mbetur te vrare ne Tripoli qe prej te dieles. Al Jazeera citon deshmi nga Tripoli se jane bombarduar depo municioni dhe pika qendrore ne kryeqytet. Gjithashtu behet e ditur se po perdoren edhe helikoptere luftarak te cilet kane qelluar ne rruge si perpjekje per te trembur protestuesit.

Ambasadori i Libise ne SHBA ka kerkuar doreheqjen e Gedafit ne nje interviste per televizionin ABC ne emisionin Good Morgning America. Ali Aujali eshte shprehur se ai nuk perfaqeson me vendin e tij me regjim diktatorial dhe i ka bere thirrje Gedafit te jape doreheqjen. Une terhiqem nga sherbimi ndaj regjimit diktatorial aktual. Por asnjehere nuk do te terhiqem nga sherbimi nga qytetareve deri sa zeri i tyre te degjohet nga e gjithe bota dhe objektivat e tyre te realizohen. I bej thirrje atij te largohet dhe ti lere te qete qytetaret tane tha ambasadori i Libise ne SHBA. Ibrahim Dabashi zv.ambasadori i Libise ne OKB i ka kerkuar komunitetit nderkombetar te mbroje libanezet nga gjenocidi.
OKB ka kerkuar hetim nderkombetar per ngjarjet e ndodhura ne Libi pasi behet fjale krime ndaj njerezimit. Keshilli i Sigurimit te OKB-se pritet te mblidhet sot per kete ceshtje.

Protestat ne vendin Afrikan te pasur me nafte ku Gedafi mban pushtetin prej 41 vitesh nisen me 14 shkurt.

Nder deshmite qe jane filtruar nga Libia nje banor i Tripolit i cili nuk eshte identifikuar per te mbrojtur sigurine e tij ka deklaruar
Lajme nga Bengazi thone se populli ka marre kontrollin e qytetit me ndihmen e ushtrise qe e mbeshtet ate. Ushtaraket nuk i binden me Gedafit edhe luftetaret e derguar per te bombarduar protestuesit kane refuzuar te ndjekin urdhrat. Nga ana tjeter luftetare te tjere kane bombarduar dhe Fachloum Tajurah duke qelluar cilindo gjendej ne rruget e qytetit. Situata eshte e rende ky eshte nje regjim qe vret femijet e tij ata flasin per dhjetera te vdekur ne Tajurah dhe pesedhjete apo gjashtedhjete ne Tripoli. Te rinjte jane te vendosur per te protestuar vetem duke pritur momentin e duhur.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›