Durrës, sherr në lokal plagoset me armë polici
Plagosen dy persona në një lokal në plazhin e Durrësit, njëri prej të cilëve polic në Dibër. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00 të ditës së sotme, ku dy të plagosurit janë konfrontuar me një person i cili ishte i armatosur.
DURRËS- Është plagosur me armë zjarri polici Vlash Ashiku, 27 vjec në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00 të ditës së sotme në një lokal në plazhin e këtij qyteti. Polici 27 vjeçar nga Dibra, Ashiku, kishte ardhur në Durrës për të takuar mikun e tij Sehad Muda. Ndërsa ndodheshin në lokal janë konfrontuar me një person, i cili ishte i armatosur dhe u ka qëlluar. Mësohet se polici, i cili në momentin e konfrontimit ishte i veshur civil dhe miku i tij kanë marrë plagë të lehta në këmbë. Dy të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësorë. Autori i kësaj plagosje i cili është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes është shpallur në kërkim. Sipas burimeve policore mësohet se shkak i këtij sherri ka qenë për motive banale. (a.r/news24/balkanweb)