E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushë Krujë, miratohet me unanimitet buxheti

Është arritur të aprovohet në unanimitet të plotë buxheti i vitit 2009 të Bashkisë së Fushë Krujës. Ky buxhet ka arritur të marrë votat e të gjithë këshilltarëve të forcave pulitike, por gjatë kësaj mbledhje nuk është përmendur shifra e shpenzuar në 2008. 

FUSHE KRUJE- Aprovohet buxheti i vitit 2009 për Bashkinë e Fushë Krujës. Projektbuxheti në këtë Bashki është votuar me 100 përqind të votave pa asnjë kundërshtim nga këshilltarët e të gjitha forcave politike. Në mbledhjen e radhës për aprovimin e projektbuxhetit nuk është përmendur se sa është fondi i miratuar dhe se cila ka qenë shifra e shpenzuar gjatë vitit 2008. Gjatë kësaj mbledhjeje është theksuar fakti se buxheti i miratuar për këtë vit do të jetë 14 përqind më i lartë se një vit më parë. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›