Ndotja në Fier, 300 fëmijë me sëmundje respiratore
Mjekë të spitalit të Pediatrisë së Fierit pohojnë se për çdo vit, numri i fëmijëve të prekur nga sëmundjet respiratore rritet me të paktën 10 për qind. Shkak makinat e nafta në lumin Gjanice.
FIER - Fieri është një ndër qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit në shkallë vendi. Vetëm gjatë tri viteve të fundit, 300 fëmijë janë prekur nga sëmundje kronike respiratore që kanë si origjinë ndotjen e lartë të ajrit. Mjekë të spitalit të Pediatrisë së këtij qyteti pohojnë se për çdo vit, numri i fëmijëve të prekur nga sëmundjet respiratore rritet me të paktën 10 për qind. Ndërkohë, specialistët e mjedisit shprehen se deri tani kanë munguar pothuajse totalisht strategjitë e mirëfillta të eliminimit ose të paktën, minimizimit të kësaj ndotjeje. "Shteti duhet të hartojë politika të veçanta në lidhje me mbrojtjen e ambientit dhe ndotjes së qyteteve, kryesisht të ajrit. Hyrja në territorin shqiptar e automjeteve jashtë standardit apo përdorimi i karburantit të një cilësie të ulët, ndikon direkt në ndotjen e ajrit", - thonë specialistët. Drejtoresha e Agjencisë së Mjedisit, Angjelina Mërtiri deklaroi se një tjetër faktor ndotës i qytetit është derdhja e hidrokarbureve në lumin Gjanica. "Është e domosdoshme që të investohet në sistemin naftënxjerrës. Përdorimi i teknologjisë së vjetruar ndikon në rritjen e shkallës së ndotjes. Shpresojmë që me privatizimin e kompanive të naftës, kjo situatë të marrë fund", - shprehet Mërtiri. Ndërkohë, specialistët, herë pas here bëjnë matjet reale të ndotjes dhe në çdo rast, shifrat janë të ndryshme me tendencë rritjeje. Ata sqarojnë se situata sa vjen dhe rëndohet, duke rrezikuar seriozisht jetën e banorëve të qytetit, por edhe të zonës turistike të Semanit.
(s.g/GSH/BalkanWeb)