E Diel, 1 Nëntor 2026

Durres shkaterrohet rrjeti i falsifikimit te eurove. 2 ne pranga

Anetaret e nje organizate kriminale qe falsifikonte para ka rene ne pranga e policise se Durresit. Pas nje aksioni te mireorganizuar me kodin Vollga u sekuestruan 2 mije euro te falsifikuara te gjitha ne prerje 20.

Policia e Durresit ben te ditur se personat e arrestuar jane shtetasit Romeo Cuka dhe Rigels Maksuti te cileve gjate kontrolleve u eshte gjetur edhe nje pistolete.

Ndersa personi qe konsiderohet kreu i grupit te falsifikatoreve E.Greca eshte shpallur ne kerkim. Eurot e sekuestruara jane te nje cilesie mjaft te larte.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›