E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukes aksion per parandalimin e prerjes se pyjeve

Drejtoria e Sherbimit Pyjor ne Kukes ka ndermarre nje aksion per parandalimin e prerjeve te paligjshme ne pyje. Ne bashkepunim me Drejtorine e Policise se Qarkut dhe ate te Policise Pyjore specialiste te saj kane ngritur postoblloqe ne te gjitha pikat hyrese dhe dalese te Kukesit.

Sic shpjegon Ilmi Isha specialist i Sherbimit Pyjor fale ketyre postblloqeve jane parandaluar mjaft prerje te paligjshme ne pyjet e rrethit te Kukesit jane mare nje sere masash administrative si dhe jane derguar disa raste ne Prokurori e Gjykate.

Vetem per kete sezon jane sekuestruar 94 meter kub dru zjarri te cilat kane patur destinacion tregun e druve te zjarrit.

Tashme me ardhjen e stines se dimrit edhe kerkesat per dru zjarri te banoreve te qarkut te Kukesit jane rritur per shkak te shfrytezimit te tyre per ngrohje. Per kete Sherbimi Pyjor ka licencuar disa firma private te cilat bejne te mundur shperndarjen e lendes drusore ne subjekte shteteroreprivate dhe familjare.

Flutura Tota Azhornuar se fundi e shtune 02 tetor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›