E Diel, 1 Nëntor 2026

Prerja e paligjshme e pyjeve Lura me e demtuara ne 20 vjet

Ne 20 vjet masivet pyjore te Lures kane pesuar deme te jashtezakonshme. Per fat te keq prerja e paligjshme e pyjeve dhe kontrabanda e lendes drusore nuk jane zhdukur ende. Kur gjenden perballe rrezikut kontrabandistet i braktisen mjetet e tonazhit te rende se bashku me ngarkesen.

Jemi ne vendin ku eshte mjeti me materialet drusore I cili ka ngarkuar 32 cope trupa te llojit ah dhe eshte pa targa. Per kete inspektori zones dhe inxhinjeri I sektorit kane mbajtur letrat ashtu sikurse thote ligji dhe ne po perpiqemi te gjejme zoteruesin e mjetit thote Agim Tola shef i sektorit pyjor Lure.

Transporti i lendes drusore ne 90 perqind te rasteve behet gjate nates. Erdhem befasisht ne rrugen qe vjen nga Muhur-Selishte dhe u kap shoferi. Ai nuk ishte asnje document. Inspektoret e proceduan me vleren e demit 2 milione e 400 mije leke te vjetra dhe gjobe 800 mije leke dhe eshte caktuar data e gjykimit Munir Hoxha drejtor i Sherbimit Pyjor ne qarkun e Dibres.

Lenda e cilesise se pare furnizon punishtet apo repartet e prodhimit te mobiljeve. Nje pjese perdoret ne industrine e ndertimit ndersa tjetra i takon druve te zjarrit.

Gentjan Hazizi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›