Durres shkaterrohet shetitorja ne prag sezoni

Është shkatërruar përfundimisht shëtitorja e plazhit tradicional të Durresit, e ndërtuar në vitin 2005 përgjatë vijes bregdetare nga Ura e Dajlanit deri në Plepa. Brezi i rërës përgjatë vijës bregdetare çdo ditë e më shumë po ngushtohet nga ndërtimet dhe ndërhyrjet e paligjshme, ndërsa shëtitorja bregdetare, e cila u projektua enkas për të vendosur një kufi midis ndërtimeve dhe zonës së rërës, nuk e kryen funksionin e saj prej vitesh. Pak nga pak shëtitorja nisi të zhvendoset në drejtim te detit, kjo për shkak të dëmtimeve të shumta që janë bërë nga biznese të ndryshme në të gjithë gjatësinë e saj, ndërsa në drejtim të çdo lokali është krijuar një vend për të hyrë dhe dalë frekuentuesit. Banorët e plazhit shprehen të indinjuar përballë kësaj situate, e cila sipas tyre po shkatërron plazhin e Durrësit.
Në një kohë që na ndajnë vetëm pak muaj nga çelja zyrtare e sezonit turistik nga ana e pushtetit vendor për këtë vit, asnjë masë nuk është marrë për përgatitjen e tij. Bashkia e Durrësit nuk ka akoma buxhetin e këtij viti, pasi në këshillin bashkiak nuk ka mbërritur akoma projektbuxheti. Vështirësitë financiare në hartimin e projektbuxhetit të vitit 2012 janë bërë të ditura me kohë, ndërsa fondet për turizmin pritet që të jenë më të pakta se viti i kaluar, duke sjellë një tkurrje të investimeve në zonat turistike të Durrësit .