Arrestimi i 2 policëve, KFOR nis hetimet, Kosova e Shqipëria dënojnë aktin
PRISHTINE- Autoritetet e Serbisë arrestuan të premten dy pjesëtarë të policisë së Kosovës në zonën kufitare me Kosovën, pasi sipas tyre "ishin të armatosur dhe kjo përbën shkelje drastike të marrëveshjes ushtarako-teknike, të nënshkruar në Kumanovë, më 1999". Ky akt shkaktoi reagime të ashpra në Tiranë dhe Prishtinë. KFOR-i nisi hetimet: Do të analizojmë rrethanat dhe më pas do dalim në një rezultat.
Arrestimi i 2 policëve kosovar nga serbët, KFOR nis hetimet
Një komision ushtarak i KFOR-it ka mbërritur në vendin ku janë arrestuar dy policët kufitarë të Kosovës nga ana e autoriteteve të Serbisë, për të vërtetuar dhe hetuar rastin.
Pas analizimit të rrethanave, KFOR-i pritet të dalë edhe me një rezultat në lidhje me arrestimin e dy policëve kosovarë. Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, thotë se është në kontakt me autoritetet ndërkombëtare, sidomos me EULEX-in, për të ushtruar ndikimin që policët, ndaj të cilëve është shpallur ndalesa prej 48 orësh në burgun e Kurshumlisë, të lirohen dhe të kthehen në shtëpi.
“Kemi kërkuar, përmes mekanizmave ndërkombëtarë që i kemi në dispozicion, përmes EULEX-it, e po ashtu edhe përmes Përfaqësuesit Special të BE-së, Samuel Zhbogar, t’i shfrytëzojnë të gjitha mundësitë e presionit ndaj Serbisë që të lirohen policët e kidnapuar. Gjithashtu, i jemi drejtuar me shkresa Komisionit Evropian dhe institucioneve tjera që të bëjnë një presion maksimal për lirimin e policëve, të cilët pa asnjë arsye janë kidnapuar në territorin e Kosovës”, thotë Rexhepi.
Edhe misioni për sundim të ligjit i Bashkimit Evropian, EULEX, thotë se po i hulumton rrethanat dhe lokacionin e ngjarjes. EULEX-i shpreh habinë për këtë veprim pas frymës pozitive dhe arritjes së marrëveshjes për menaxhim të integruar të kufirit gjatë dialogut Kosovë - Serbi.
MPJ: Serbia të heqë dorë nga akte të tilla
Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë dënon me forcë arrestimin e të dy policëve të Republikës së Kosovës.
Një deklaratë për shtyp nga MPJ vlerëson se "akte të tilla kriminale të motivuara nga struktura e mentalitete të vjetra e arkaike nuk i shërbejnë aspak frymës së re të bashkëpunimit e fqinjësisë së mire në rajon mes vendeve që aspirojnë të anëtarësohen në Bashkimin Evropian".
"MPJ kërkon nga autoritetet përgjegjëse në Beograd të kthejnë në vendin e tyre policët e Republikës së Kosovës dhe të heqin dorë nga përsëritja e akteve të tilla në të ardhmen", përfundon deklarata zyrtare e Ministrisë së Jashtme shqiptare.
Aleanca Kuq e Zi: Serbia provokon shqiptarët, kërkon konflikt
Aleanca Kuq e Zi e konsideron si një provokim të Serbisë, arrestimin e dy policëve kosovarë në Merdarë. Përfaqësues të Aleancës Kuq e Zi kërkuan hetim ndërkombëtar për ngjarjen, pasi sipas tyre veprimet e autoriteteve Serbe kanë për qëllim nxitjen e konflikteve me shqiptarët.
“Shteti shqiptar hesht për provokimin e radhës së Serbisë. Të lirohen menjëherë policët kosovarë.”- nënvizuan përfaqësuesit e AK-së. Sipas Aleancës Kuq e Zi, Bashkimi Europian duhet t’i japë fund “përkëdheljes ndaj Beogradit”.
Qeveria e Kosovës kërkon lirimin e menjëhershëm të policëve
Qeveria e Republikës së Kosovës dënon ashpër arrestimin e dy policëve të Kosovës nga ana e organeve te Serbisë, dhe kërkon lirimin e menjëhershëm të tyre dhe pa kushte.
"Qeveria e Republikës së Kosovës vlerëson se ky është një akt qyqar i Qeverisë së Serbisë, është në kundërshtim me vlerat evropiane të fqinjësisë së mirë, kundër bashkëpunimit rajonal dhe cenon rëndë marrëveshjet e arritura në mes të Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ky akt cenon rëndë raportet në mes të dy shteteve të pavarura, Kosovës dhe Serbisë, thuhet në reagimin e Qeverisë së Kosovës",- thuhet në deklaratën për media të qeverisë kosovare.
"Qeveria e Kosovës ju bën ftesë të gjitha institucioneve ndërkombëtare, para së gjithash Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të ndërmarrin hapat e domosdoshëm, për të ndikuar te Beogradi zyrtar, për ti ndalur këto veprime arbitrare dhe të kundërligjshme",- vijon deklarata.
Jahjaga: Arrestimet sulm mbi integritetin territorial të Kosovës
Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjjaga ka dënuar arrestimin e dy pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga Policia e Republikës së Serbisë, në vendkalimin kufitar ndërmjet dy vendeve në Merdare.
"Arrestimi i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në detyrë, është sulm mbi integritetin institucional e territorial të Republikës së Kosovës. Arrestimet e shpeshtuara të qytetarëve të Republikës së Kosovës nga autoritetet e Republikës së Serbisë, nuk kontribuojnë në vendosjen e marrëdhënieve të mira ndërmjet dy vendeve",-thuhet në reagimin e presidentes.
LDK: BE dhe SHBA t’i bëjnë trysni Beogradit
Lidhja Demokratike e Kosovës dënon rrëmbimin e dy pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga xhandarmëria serbe.
LDK-ja u bën thirrje institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës dhe mekanizmave ndërkombëtarë që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për lirimin e dy policëve të rrëmbyer dhe kthimin e tyre në Kosovë.
“LDK-ja konsideron se aktet e tilla janë tërësisht të papranueshme dhe nuk i kontribuojnë normalizimit të marrëdhënieve dhe fqinjësisë së mirë ndërmjet dy vendeve”, thuhet në një komunikatë për shtyp.
“LDK-ja fton bashkësinë ndërkombëtare, Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të gjitha vendet e botës demokratike, që t’i bëjnë trysni Beogradit zyrtar për ndaljen e provokimeve të tilla të rënda ndaj Kosovës
AAK: Qeveria reagon me deklarata bajate
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) shpreh indinjatën e vet të thellë me rastin e rrëmbimit të dy policëve të Policisë Kufitare të Republikës së Kosovës.
“Ky veprim armiqësor i Qeverisë së Serbisë vjen si pasojë e nënshtrimit të vazhdueshëm të Qeverisë së Kosovës, e cila në vend se të ndërmarrë veprime konkrete për zbatimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe mbrojtjes së integritetit dhe sovranitetit të vendit, del me deklarata të çuditshme dhe bajate, gjoja për Serbinë evropiane dhe se gjoja Serbia e paska pranuar Pavarësinë e Kosovës”, thuhet në një komunikatë të AAK-së, sipas së cilës pozita inferiore dhe nënshtruese e Qeverisë së Republikës së Kosovës ka lejuar që vendit tonë t’i vritet polici, t’i kidnapohet polici dhe, mbi të gjitha, të përdhoset uniforma e shtetit të Kosovës.
“AAK kërkon nga Qeveria e Kosovës që të mos bëjë analizë politike por të ndërmarrë veprime praktike dhe të drejtpërdrejta në mbrojtje të shtetit dhe dinjitet të tij. AAK kërkon nga bashkësia ndërkombëtare që të rishikojë pozicionin e shtetit serb në proceset integruese, duke qenë dëshmitarë se politika e vjetër e Beogradit nuk ka ndryshuar”
Vëllai i policit: Samiu është mirë, nuk po i keqtrajtojnë
Shefki Beqiri, vëllai i policit të arrestuar, Sami Beqiri, gjatë një bisede telefonike për “Klan Kosova”, ka bërë të ditur se vëllai i tij, i arrestuar të shtunën nga autoritetet serbe, është mirë.
“Vëllai pas një kohe më ka telefonuar më ka bërë të ditur se janë në burgun e Kurshumlisë dhe se janë mirë dhe nuk po i keqtrajtojnë. Ai më ka thënë se ishin duke patrulluar brenda territorit të Kosovës dhe nuk është e vërtetë se janë futur në Serbi”, ka rrëfyer Shefkiu.
Sami Beqiri dhe Shukri Binaku u arrestuan nga policia serbe, teksa po patrullonin në kufirin Kosovë-Serbi, në Merdarë. Sipas Ministrit të Brendshëm të Serbisë, Ivica Daçiq, ata kishin hyrë në zonën e Serbisë, dhe për këtë arsye edhe janë arrestuar.
31 Mars- Serbia arreston dy policë të Kosovës në Merdarë
Policia e Serbisë sot në orën 10:30 në rajonin e Merdarit ka arrestuar dy policë të Kosovës. Lajmin e konfirmon ministri serb i Punëve të brendshme Ivica Daçic. Sipas tij dy kosovarët ishin të armatosur me dy pushkë automatike, dy revole dhe aparaturë speciale për matjen e largësisë
“Në pranga kanë rënë Shukri Bunjaku dhe Sami Beqiri”, ka thënë Daçic në konferencën e shtypit të organizuar për këtë rast .
"Çfarë kanë kërkuar ata në territorin e Serbise dhe sipas cilës marrëveshje?”ka thënë Daçic, duke shtuar se Serbia nuk do t’i durojë më këto akte.
(er.nu/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Jahjaga: Arrestimet sulm mbi integritetin territorial Qeveria e Kosovës kërkon lirimin e menjëhershëm të policëve Ministria e Brendshme: Policia serbe mori peng 2 policët kosovarë VV: Serbia në vend të kërkojë falje, sillet si sundues DASH reagon ndaj arrestimeve të fundit në Kosovë dhe Serbi AK: Serbia provokon shqiptarët, kërkon konflikt