E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fieri rrezikon thatesiren

Kanali kryesor vaditës Vjosë -Levan - Fier është dëmtuar nga vjedhjet për skrap në pjesë të ndryshme të gjithë gjatësisë së tij.
Drejtori i Bordit të Kullimit Ramadan Krasniqi thotë se janë marrë pjesë tubosh dhe porta te shkarkimit nga ky kanal ndërsa thekson se rivendosja e tyre do të ketë kosto të lartë. Sipas Krasniqit tokat bujqësore në zonat ku janë kryer vjedhjet do të mbeten pa ujë në stinën e verës aq me tepër që parashikohet verë e thatë.
Kanali vaditës Vjosë-Levan - Fier është vepra më e rëndësishme që shërben për vaditjen e tokave bujqësore në rrethin e Fierit. Nga heqja e tubove dhe portave të shkarkimit, pjesë të këtij kanali dalin jashtë funksionit duke lënë pa vaditje më shumë se 3000 ha tokë në fshatrat Hoxharë, Radostinë dhe Pojan.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›