E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durres shperthim ne nje banese


Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar në zonën e plazhit natën e kaluar, duke shtuar pasigurinë për pronën dhe jetën te banorët e shumtë të zonës.

Ky është shpërthimi i dytë brenda një muaji që i bëhet së njëjtës godinë banimi në plazhin e Durrësit, duke e shkatërruar plotësisht atë.

Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar, pasi e gjithë familja Kajana ndodhet në Itali ku ka emigruar prej disa vitesh.

Por shkatërrimi i kësaj prone, ka dëmtuar dhe shtëpinë e një familjeje fqinje. Të gjitha dyert e dritaret e familjes Mici janë dëmtuar rëndë nga shpërthimi, që ndodhi në afërsi të ish-frigoriferit në plazh.

Agjentët e anti-krimit ndaj pronës kanë shoqëruar në polici 5 persona, pjesëtarë të një familjeje që pretendon pronësinë e truallit mbi të cilin është ngritur shtëpia tashme e shkatërruar e kryefamiljarit Petro Kajana.

Ndonëse pista e hetimit është përcaktuar, burime policore bëjnë të ditur se ende nuk ka asnjë të ndaluar për këto shpërthime dhe po punohet për sigurimin e provave që inkriminojnë të dyshuarit.

Një tjetër shtëpi u dëmtua nga shpërthimi i një granate të hedhur mbi të javën e kaluar, në të njëjtën zonë të qytetit të Durrësit, në plazh ku konfliktet për pronësinë janë të shumta.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga kronika Greqi, aksidenti u merr jetën dy shqiptarëve
Dy vëllezër shqiptarë, identiteti i të cilëve nuk është mësuar ende, humbën jetën dhe dy të tjerë u plagosën rëndë, në një aksident tragjik, pasditen e së enjtes në aksin që lidh Iraklian me Damastian, në prefekturën e Thivës, në Greqi. Shkodër, aksident në urën mbi Drin
Një aksident me dy të plagosur ka ndodhur sot paradite në hyrje të Shkodrës, mbi urën e lumit Drin. Vrasje në qendër të Fierit
Një i vrarë dhe dy kalimtarë të plagosur është bilanci i një atentati të stilit mafioz, i ndodhur pasditen e së enjtes në qendër të Fierit, rreth orës 18:00. Gjirokastër, në gjykatë përplasjet e vendorëve
Prefektura e Gjirokastrës ka rinisur cështjen gjyqësore ndaj kreu të Këshillit të Qarkut të Gjirokastrës, Sulo Mucobega në Gjykatën e Shkallës së Parë. Operacioni, policia kap 1 kg heroinë të pastër
Një kilogram heroinë e cilësisë së lartë dhe një person i arrestuar janë rezultatet e operacionit të koduar “Blerja e pastër”.

Lajmet kryesore

Korrupsioni, Shqipëria përkeqësohet
Raporti i 'TI': Ze vendin e parafundit në rajon
Ina Rama: Tre akuza për 21 janarin
Fule: Topin e kanë shqiptarët
Vrasje në qendër të Fierit
SIDA, Ministria: 65 raste të reja në 2011

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›