E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasje ne qender te Fierit


Një i vrarë dhe dy kalimtarë të plagosur është bilanci i një atentati të stilit mafioz, i ndodhur pasditen e së enjten në qendër të Fierit, rreth orës 18:00.

40-vjeçari Spartak Xhaho mbeti i vrarë në vend, ndërsa u qëllua nga një makinë në lëvizje me breshëri automatiku. Dy kalimtarë rastësorë u plagosën nga plumbat dhe janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë.

Ngjarja ndodhi në bulevardin kryesor të qytetit të Fierit, pranë zonës ku ndodhet ish-hotel “Vjosa”. Në vendngjarje policia ka gjetur 14 gëzhoja. Autorët e krimit u larguan me shpejtësi dhe janë shpallur në kërkim.

Për momentin, janë VrasjeLac, ekzekutohet me armë një shtetas Berat, burg pa afat vrasësit të gruasTjetër krim i rëndë në familje të paqarta arsyet që mund të kenë motivuar këtë ngjarje të përgjakshme. Atentatet në qendër të qyteteve janë shndërruar në një fenomen shqetësues, ku rasti më i bujshëm gjatë vitit është shpërthimi i një bombe të telekomanduar në makinën e gjykatësit Konomi, rast që mbetet ende i pazbardhur nga forcat e rendit.
Vrasje
Lac, ekzekutohet me armë një shtetas
Berat, burg pa afat vrasësit të gruas
Tjetër krim i rëndë në familje

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga kronika Greqi, aksidenti u merr jetën dy shqiptarëve
Dy vëllezër shqiptarë, identiteti i të cilëve nuk është mësuar ende, humbën jetën dhe dy të tjerë u plagosën rëndë, në një aksident tragjik, pasditen e së enjtes në aksin që lidh Iraklian me Damastian, në prefekturën e Thivës, në Greqi. Shkodër, aksident në urën mbi Drin
Një aksident me dy të plagosur ka ndodhur sot paradite në hyrje të Shkodrës, mbi urën e lumit Drin. Gjirokastër, në gjykatë përplasjet e vendorëve
Prefektura e Gjirokastrës ka rinisur cështjen gjyqësore ndaj kreu të Këshillit të Qarkut të Gjirokastrës, Sulo Mucobega në Gjykatën e Shkallës së Parë. Operacioni, policia kap 1 kg heroinë të pastër
Një kilogram heroinë e cilësisë së lartë dhe një person i arrestuar janë rezultatet e operacionit të koduar “Blerja e pastër”. Durrës,shpërthim në një banesë në plazh
Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar në zonen e plazhit natën e kaluar në Durrës, duke shtuar pasigurinë për pronën dhe jetën te banorët e shumtë të zonës.

Lajmet kryesore

Korrupsioni, Shqipëria përkeqësohet
Raporti i 'TI': Ze vendin e parafundit në rajon
Fule: Topin e kanë shqiptarët
Ina Rama: Tre akuza për 21 janarin
SIDA, Ministria: 65 raste të reja në 2011

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›