E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, të shtëna me armë zjarri4 të plagosur, panik te qytetarët

DURRËS -  Katër të plagosur me armë zjarri në Durrës. Ngjarja ka ndodhur sot në mbrëmje, në hyrje të Durrësit, te pallatet përgjatë stacionit hekurudhor, zonë tepër e frekuentuar mbrëmjeve nga banorët.

Të plagosurit janë: Ashim Hallulli, Ilia Plaku, Bujar Luku dhe H.Lama, të cilët janë çuar në spitalin rajonal të Durrësit jashtë rrezikut për jetën. Tek ata në spital ka mbërritur edhe policia, e cila po i merr në pyetje intensivisht, për të mësuar se me kë kanë pasur konflikte, por nde nuk ka të dhëna.

Mbetet ende mister autori, që shkaktoi shqetësim të madh në qytetin e qetë të Durrësit në kulmin e sezonit të pushimeve. Ngjarja ka shkaktuar panik tek qytetarët, pasi në këtë orë në atë zonë ka mbipopullim. Disa prej tyre janë shtrirë përtokë nga frika, për t'u mbrojtur nga plumbat.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›