E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbët plagosin dy policë të EULEX-it në Zveçan

30-07-2013 / Gazeta 55

Në një përgjigje të qartë ndaj arrestimeve të misionit EULEX, sot pasdite në pjesën veriore të Kosovës, një veturë e këtij misioni, në patrullim të rregullt ishte ndalur në Zveçan nga një grup  demonstruesish ka njoftuar misioni EULEX. Kur, oficerët e policisë së EULEX-it provuan të bisedojnë me demonstruesit, janë gjuajtur me gurë.
Dy oficerë të policisë së EULEX-it janë lënduar dhe makina e misionit është dëmtuar seriozisht, tha misioni i Bashkimit Evropian për sundim të ligjit në Kosovë, EULEX.
Në një veprim të vetëmbrojtjes, një oficer i policisë së EULEX-it ka shtënë në ajër në shenjë të tërheqjes së vërejtjes.
Misioni EULEX fuqishëm e dënon këtë akt të dhunës.
Derisa ky mision e mbështet të drejtën e demonstrimit paqësor, ai u bënë thirrje njerëzve të qëndrojnë të qetë dhe të lejojnë që sundimi i ligjit ta marrë drejtimin e vet, thuhet në fund të njoftimit të EULEX-it.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›