Masakra në Vlorë, nipi i Diana Ademit: Trupi në frigoriferin e morgut, që i biri ta shikojë ashtu siç ishte
VLORE - Nipi i 52-vjeçares Diana Ademi, Olivieri rrëfen në një intervistë për “Neës24” momentet e fundit kur ka komunikuar me të. Ai tregon se Diana jetonte prej vitesh në Gjermani, por mendjen e kishte në Vlorë. Olivieri sqaron se trupi i 52-vjeçares po qëndron ende në frigoriferin e morgut, në mënyrë që djali i saj 22-vjeçar të vijë nga Gjermania dhe ta shikojë për herë të fundit ashtu siç ishte.
Cilat kanë qenë momentet e fundit që ju mbani mend nga Diana?
Momentet më të bukura të asaj ishin që të vinte në Vlorë. Dëshira e pushimeve, mendjen e kishte këtu. E stakonte spinën dhe shijonte plazhin e Vlorës.
Ditën që ndodhi ngjarja, ju si e morët vesh?
Nga telefonatat. Më merrnin në telefon, nuk po kuptoja gjë, dola i hutuar nga shtëpia vajta direkt në spital. Aty mu prenë gjunjët kur e mora vesh.
Po atë ditë folët me Dianën?
Vetëm në mëngjes të asaj dite. E kishim lënë një ditë para për të vajtur në një plazh të ri. Diana jetonte në Gjermani, kurse këtu rrinte me ne, nipërit dhe motrat. Tek shtëpia e saj në Tiranë kemi ndenjur se kishim dhe mamanë sëmurë. Diana ka qenë një ëngjëll i muhabetit. Ishte e drejtë, kishte botën të gjithë kundra kur bëhej fjalë për një të drejtë. Ishte e drejtë me shpatë, jo me mbrojtëse si janë të gjithë dhe dilte jashtë normës për sa ishte e drejtë. Po këta të drejtët merrka. Diana ishte stiliste. Hapi një firmë, sa kishte filluar të hapte një për hesap të saj, ishte shumë e gëzuar.
Nga bisedat që ju keni bërë me Dianën, çfarë thoshte ajo dhe sa mall kishte ajo për Vlorën?
Diana Ademi mendjen e kishte për plazhin e Vlorës, për njerëzit e Vlorës, ku është rritur dhe kishte shumë kujtime. Ka pasur shumë dëshirë të ngrinim edhe njëherë shtëpinë e vjetër ku jemi rritur të gjithë. Diana ka lënë një fëmijë 22-vjeçar, Rudin. Ai kur e mori vesh, donte të fliste vetëm me mua se unë flas pak Gjermanisht dhe ai flet pak shqip. Donte të dinte ku është ky personi që e ka vrarë, që e ka qëlluar. Nuk kisha mundësi t’i flisja dot, vetëm i thosha hajde këtu. Nuk kisha çfarë t’i fshihja, ai e kishte marrë vesh. E çuam sërish trupin e Dianës në frigorifer të morgut, për ta parë djali, që ta ketë të freskët.
Ajo kishte shkuar vetëm në plazh, apo jo?
Vetëm, vetëm. Duhet të kishte qenë me mua atë ditë. Të kisha qenë dhe unë , të haja dhe unë ndonjë plumb, por nuk u bë. (qan) S’ka fjalë për këtë rast, nuk ke çfarë thua për këtë rast. Në mes të plazhit me kallash, me plumba në kokë. Ajo femër nuk e meritonte. (intervistoi Enrik Mehmeti)
(er.nu/news24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Masakra në Vlorë, nipi i Diana Ademit: Trupi në frigoriferin e morgut, që i biri ta shikojë ashtu siç ishte