Durrës, trageti përplaset me anijen tregtare 8 të zhdukur, 2 të mbijetuar
DURRËS- Tetë persona të zhdukur dhe dy të mbijetuar është bilanci i tragjedisë detare që ndodhi rreth orës 1 pas natës së sotme 20 milje larg vijës bregdetare. Trageti i linjës Durrës - Bari “Ankara” në të cilin udhëtonin 196 pasagjerë është përplasur me anijen tregtare turke “Reina1”, e cila udhëtonte nga Rusia drejt Malit të Zi,
Nga përplasja e dy mjeteve detare anija tregtare është mbytur duke rrezikuar jetën e 10 pjestarëve të ekuipazhit me shtetësi turke.
Trageti duket se nuk ka pësuar dëme dhe ka qëndruar në vendngjarje për të dhënë ndihmën e parë, ndërkohë që ka lajmëruar Portin e Durrësit për tragjedinë.
Kapiteneria e Portit bëri me dije se dy anëtarë të ekuipazhit të anijes turke janë shpëtuar, ndërkohë që 8 të tjerë rezultojnë të zhdukur.
Në det vijuan operacionet e kërkim – shpëtimit për pjesëtarët e ekuipazhit të cilët rezultojnë ende të zhdukur.
Kërkimet u shtrinë në tokë edhe në det, ndërkohë mesditen e sotme Roja Bregdetyre e Durrësit dha urdhërin për ndërprerjen e operacionit të kërkim –shpëtimit për shkak të mos gjetjes së asnjë shenje nga personat e mbytur, ndërkohë nuk jep asnjë të dhënë për rinisjen apo jo të kërkimeve.
NDËRPRITET OPERACIONI I KËRKIM-SHPËTIMIT
Ora 12:12 Mos gjetja e asnjë shenja nga personat e mbytur në ujrat e detit të Durrësit ka bërë që operacioni i kërkim shpëtimit të ndërpritet
Urdhri për ndërprejen e operacioneve është dhënë nga roja breegdetare e Portit te Durrësit ndërkohë nuk deklarohet se kur mund të rinisë operacioni.
Strukturat që morën pjesë në operacionin e sotëm ishin të shumta, si anija e madhe e rojes kufitare shqiptare Iliria, më e madhja dhe me kapacitete të mjaftueshme për dete me 6-7 ballë, një anije bregdetare, 1 motoskaf i policisë kufitare të Durrësit, një motoskaf i Guradia Di Financa, poer edhe trageti i cili është përlasur me anijen tregtare turke. Ndërkohë në mëngjes rreth orës 6:00 të mëngjesit mësohet se operacioneve detare i janë bashkangjitur edhe operacionet ajrore nëpërmjet dy helikopterëve.
KONFIRMOHEN 8 TË ZHDUKUR
Ora 12: 12 Infromacione të reja vijnë nda qyteti bregdetar Durrësit ku vijojnë kërkimet për personat e mbytur nga përpasja e sotme e tragetit të udhëtarëve dhe anijes tregtare turke. Komanda Portuale e Durrësit ka lënë të lirë tragetin e linjës Durrës bari të udhëtojë drejt Italisë, ndërkohë informacioni i dytë ka të bëjë me numërin e të zhdukurve. Konfirmohet se nuk janë 5 të zhdukur por 8.
TRAGETI MERR URDHER TË UDHËTOJE
Ora 11: 26 Trageti i linjës Durës-Bari i është dhënë leja për të udhëtuar në drejtim të Italisë.
NISIN HETIMET
Ora 10:45 Një grup specialistësh të flotës Shqiptare kanë nisur hetimet. Mësohet se nga hetimet so të arrihet në përfundimin nëse trageti ka ndryshuar kursin kur ëhtë njoftuar se do të mund të ksihte një përlasje të mudshme me anijen tregëtare. Në grupin hetimor parashikohet të jenë edhe specialistë të huaj.
ALIZOTI: VIJONË KËRKIMET, MË PAS DO ZBARDHEN SHKAQET
Ora 10: 35 Prefekti i Durrësit i cili po drjeton dhe operacionin e kërkim-shpëtimit rikonfirmon faktin se para orës 6:00 kërkimi bëhej vetëm në det dhe pas kësaj ore ka vijuar kërkimi intensiv edhe nga ajri. Prefekti thekson se operacioni është i vështirë dhe në det nuk janë vënë re gjurmë nga pasagjerë të humbur.
“Vijon opeacioni i kërkim shpëtimit, paraorës 6 kishte vete në det, tani ka dhe ajër. Deri në momentin që flasim shikohen dërrasat kanë mbetur nga anija dhe salvagjente shpëtimi. Organet kopetente do zbardhin ngjarjen. Për momentin deti llogaritet të jetë 4-5 ballë që vështirëson disi punën, por nuk e bën të pamundur operacionin e kërkim-shpëtimit.
VIJON OPERACIONI I KËRKIM SHPËTIMIT NGA AJRI DHE TOKA
Ora 9:45- Operacioni i kërkim shpëtimit vijon ende nga ajri dhe toka në ujrat detare të portit të Durrësit rreth 20 milje larg vijës bregdetare, vend ku në orët e para të mëngjesit të sotëm u përplasën trageti i linjës Durrës- Bari dhe anija tregtare turke.Nga operacionet në det janë vënë në dispozicion 6 anije të rojes bregdetare dhe 1 anije detare. Ndërkohë nga ajri dy helikopter të minsitrisë së Bredshme po bëjnë patrullimin e gjithë vijës bregdetare në kërkim të personave që rezultojnë të zhdukur.
Mësohet se nga kërkimet paraprake janë gjetur pjesë të anijes turke të fundosur, dhe xhupa të shpëtimit të ekuipazhit bënë me dije Kapiteneria e Portit të Durrësit. Ndërkohë shpresat për gjetjen e personave të tjerë janë të pakta për shkak të temperaturave të ulëta që kanë vijuar në orët e para të mëngjesit dhe vështirësive që paraqet detit, i cili sot është 4 ballë.
RRËFIMI RRËNQETHËS I NJËRIT NGA TË MBIJETUARVE
Ora 8:45 “Ne udhëtonim nga Rusia drejt Malit të Zi, në orën 7:00 të mëngjesit ne duhet të kishim mbërritur në destincion, por anija u mbyt, gjithcka ndodhi rreth orës 1:00 të natës. U deshën vetëm dy minuta që anija të fundosej, nuk pashë të tjerë të mbijetuar. Kam thirrur nëse kishte njeri nga anëtarët e tjerë të ekuipazhit. Por askush nuk u përgjigj përvec personit tjetër të mbijetuar.”,- rrëfen ai duke u munduar të kujtojë momentet e fundosjes.
“Trageti ‘Ankara’ u përplas me anijen tonë, ajo ishte një anije e vogël, kur ne u përplasëm kishim sinjal alarmi të ndezur. Kemi qëndruar pezull në det vetëm një minutë, pastaj pamë që anija u fundos. Pashë që brenda anijes ishin 5 nga shokët e mi. Kur anija po fundosej ishte presioni i ajrit që më nxorri jashtë. Cka bëri të shpëtoja, gjithcka ndodhi shumë shpejt. Shpresoj më gjtihë shpirt të gjejnë shëndoshë ë mirë pjesën tjetër të ekuipazhit. Tre apo katër persona të tjerë ishin jashtë anijes dhe besoj se do të gjenden më lehtë”,- vijon rëfimin e tij shtetasi turk.
MJEKËT: TË MBIJETUARIT JANË MIRË
Ora 8:30 Drejtori i Spitalit të Durrësit konfirmon se gjendja e 2 të mbijetuarve janë në gjendje të mirë shëndetësaore, ndërkohë thekson se shtetasve turk do i ofrohet dhe ndihmë psikologjike për shkak të shokut që kanë pësuar.
“Në parametrat paraprak që ekipi mjekësor i bëri në cast, janë të dhëna të mira. Megjithatë gjendja e tyre do të ndiqet dhe do të shihet edhe gjendja e tyre psikologjike. Nga të dhënat paraprake mund t’ju them se personat e mbijetuar janë Ahmet Secik 54-vjec dhe Ahmet Bau 38-vjec të dy nga Stambolli. Për kohën se sa do të qëndrojnë në spital është ekipi mjekësor që do të vendosë për gjendjen e tyre, por unë me prefektin u iteresuam dhe janë mirë dhe ndjehen mirë”,- konfirmon drejtori i Spitalit të Durrësit Taulant Baku.
OPERACIONI I SHPËTIMIT
Ora 7:00 Menjëherë pas tragjedisë detare është informuar porti i Durrësit. Ndërkohë mësohet se nga përplasja, trageti në të cilin ndodheshin 196 pasagjerë nuk ka pësuar asnjë dëm, dhe ka dhënë ndihmën e parë për ekuipazhin e anijes tregtare, që kanë përfunduar në det të hapur.
Mësohet se anija ushtarake ‘Iliria’, një skaf i policisë dhe katër motovedeta, janë nisur në drejtim të vendngjarjes për ti dhënë ndihmë ekuipazhit të anijes turke.
Edmond Doraci, kapiten i Portit të Durrësit ka bërë me dije se 3 persona rezultojnë të vdekur, ndërkohë që 5 të tjerë rezultojnë të zhdukur, janë të gjithë pjesë e ekuipazhit të anijes tregtare turke.
Doraci, konfirmon se anija Patrulluese “01”, ka nxjerrë në port dy të mbijetuar.
Ahmet Secik dhe Ahmet Bau, janë dy marinarët turq të cilët i kanë mbijetur tragjedisë detare, ndërkohë që mësohet se gjendja e tyre shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.
Pritet që të nisin operacionet e shpëtimit nga ajri ku të zhdukurit do të kërkohen nëpërmjet helikopterëve, kjo për shkak se deti mund t'i ketë largur në një distancë më të largët se vendngjarja.
(e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Durrës tragjedia, rrëfimi rrënqethës i njërit nga të mbijetuarve FOTO: Foto nga vendngjarja