Inis Kraja Nena ime Marie Kraja kendoi per Shqiperine
Inis Kraja, vajza e këngëtares së shquar Marie Kraja në 100 vjetorin e lindjes së nënës së saj flet në ABC News.
Inisi tregon se dëshira e nënës së saj ishte të këndonte vetëm në Shqipëri.
“Marie Kraja ishte e vendosur se do të këndonte vetëm në Shqipëri. Maria nuk u pendua deri në fund që këndoi në Shqipëri”, thotë Inisi.
Ajo shton se mamaja ime e pati rastin që këndojë në skenat e botës dhe se zëri dhe këngët e saj janë një trashëgimi e madhe kulturore.
Inisi tregon se regjistrimin e parë të këngës së saj nëna e saj e ka bërë në vitin 1940.
“Nëna ime ka kënduar këngë të huaja dhe ato shqiptare, që datojnë që në vitin 1934”, thotë Isini, e bija e Marie Krajës. Më tej ajo tregon lidhjet që ka pasur nëna e saj me Nënë Terezën.
“Familja e Nënë Terezës me nënën time dhe gjyshin tim ka qenë e hershme. Miqësia e nënës sime dhe motrën e nënë Terezës ka qenë shumë e ngushtë. Në vitet e sistemit komunist rrethi familjar i ynë dhe jo vetëm, e dinin që ekzistonte një Nënë Terezë.
Nëna ime ishte një besimtare e thellë. Ajo dhe familja e saj nuk kanë qenë besimtarë fanatik. Madje nëna ime ka kënduar edhe muzikë kishtare”, rrëfen Isis Kraja.
Ajo tregon se Nënë Tereza ka ardhur në shtëpinë tonë në vitin 1989. Ajo kur edhi në aeroport kishte një letër dhe në ishte emri i nënës sime, Marie Kraja dhe ajo kërkoi ta takonte.
“Një telefon në shtëpinë tonë na lajmëroi për vizitën e Nënë Terezës. Në telefon ishte Simon Stefani, ish-ministri i Brendshëm, ai na njoftoi për vizitën e saj. Shkallët dhe oborri pranë shtëpisë sonë ishte mbushur plot me njerëz, që donin të shihnin Nënë Terezën”, thotë Inisi.