Vijon beteja e Merkel per uljen e taksave

Kancelarja gjermane Angela Merkel i ka bërë edhe njëherë thirrje partive opozitare në dhomën e lartë të parlamentit gjerman të mos bllokojnë uljen e taksave fiskale të propozuara nga qeveria. Merkel ka deklaruar se Gjermania ka nevojë për të stimuluar kërkesën e brendshme dhe për këtë kërkohet një ulje e taksave. Në një takim me liderët e biznesit gjerman Merkel ka thënë se Gjermania duhet ti jap fund taksës progresive të punonjësve me një tatim gjithnjë e më të lartë për shkak të inflacionit, që i kushton ekonomisë më shumë se 20 miliardë euro cdo vit. Ndërsa ka rinovuar edhe kërkesat për shkurtimet në kontributet e pensionit si një mënyrë tjetër për të shtuar fuqinë blerëse.
"Rritja në Gjermani në këtë moment mund të stimulohet nga një rritje në kërkesën e brendshme më shumë se çdo gjë tjetër,"ka thënë ajo.
Qeveria e Merkelit dëshiron të reformojë kodin e taksave për të reduktuar ndikimin e taksave progresive që ka gjeneruar miliarda euro në të ardhura për thesarin por që nuk kanë qenë të përshtatura me inflacionin. Qeveria kërkon të ndryshojë këtë kod tatimor i cili nuk është prekur që nga viti 1985.
Propozimi i Merkel për stimulimin e rritjes dhe prodhimit lidhet me uljen e taksave deri në 6 miliardë euro. Një propozim i tillë është kundërshtuar nga opozita gjermane në muajin maj, por që tashmë ka shpresa që të aprovohet pasi edhe opozita është e vetdijshme që eksportet gjermane po shkojnë drejt rënies. Programi i reduktimit të sistemit tatimor i paraqitur nga Merkel pritet të ketë një ndikim pozitiv mbi ekonominë, të stimolojë kërkesën e brendshme kryesisht në këtë moment kur eksportet gjermane po rregjistrojnë të dhëna negative për shkak të krizës në Eurozonë.
Edhe pse Gjermania dukej e mbrojtur nga kriza e shkaktuar nga vendet periferike të Eurozonës, këtë vit ekonomia e saj ka nisur të ngadalësohet ndjeshëm. Në tremujorin e dytë rritja ka rënë në 0,3% nga 0,5% në tremujorin e mëparshëm. Ndërkohë që pritet që parashikimet e qeverisë për rritjen të jenë deri në 1% për vitin e ardhshëm.