E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, vazhdojnë vonesat e trageteve

Vazhdon situata e rënduar në portin e Durrësit si rezultat i motit të keq.

Dallgët e forta në detin Adriatik kanë bërë që tre tragete të nisura nga Bari i Italisë të mos mbërrijnë në port, ndonëse në një situatë normale duhet të ishin në destinacion.

Ndërkohë mësohet se forca e dallgëve shkon 7 ballë në det të hapur.

Si rezultat i kësaj situate plot 300 pasagjerë gjenden të bllokuar në port, ndërsa mendohet se nisja e tyre mund të bëhet mëngjesin e së nesërmes.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›