Krastë, 40 minatorë të bllokuar në minierë

Rikthehen historitë e minierave. 40 minatorë janë bllokuar prej 48 orësh në hyrje të galerisë së minierës së Theknës, në komunën Krastë.
Mësohet se shkak i bllokimit të tyre është bërë mungesa e energjisë elektrike si dhe trashësia e dëborës, e cila shkon në trashësinë 70 cm.
Ndërkohë bëhet e ditur se vonesa e lajmërimit për bllokimin e tyre ka ardhur si rezultat i shpresave për zgjidhjen e situatës nga vetë ata.
Sipas njoftimeve të fundit po punohet për mundësimin sa më të shpejtë të nxjerrjes së 40 punëtorëve të minierës.