E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kultura islamike. Hiqet velloja ne zemer te Luvrit

Speciale/ Per here te pare pas gjashte vjetesh pune Muzeu i Luvrit ka hapur dyert Ne zemer te Luvrit midis lumit Sena e piramides se xhamit nje vello dallgezon ne ajer. Here sikur kerkon te kape qiellin e here sikur po prek token ngjan me nje copez re apo me nje dallgez deti. Shndrit e valevitet lehte mbi oborrin Viskonti te Luvrit veshur me xham e metal duke shenuar mbi harten e tij emertimin Pavijoni i Artit Islamik.

Ne zemer te Luvrit midis lumit Sena e piramides se xhamit nje vello dallgezon ne ajer. Here sikur kerkon te kap qiellin e here sikur po prek token ngjan me nje copez re apo me nje dallgez deti. Shndrit e valevitet e lehte mbi oborrin Viskonti te Luvrit veshur me xham e metal duke shenuar mbi harten e tij emertimin Pavijoni i Artit Islamik.

Ky eshte seksioni i ri i prezantuar vetem dy dite me pare nga Departamenti i Artit Islamik te Muzeut nje xhevahir i arkitektures bashkekohore firmosur nga italiani Marco Bellini e francezi Rudy Ricciotti. Per here te pare pas gjashte vjet pune Muzeu i Luvrit ka hapur dyert e kantierit te vellos kjo strukture e re qe do mirepres galerine islamike.

Rreth 13 shekuj histori te kultures islamike do te shkelqejne ne zemer te Luvrit nje thesar i vertete objektesh te cdo fushe qe deri me sot ekspozoheshin thjeshtesisht brenda Pavijonit te Artit Oriental.

Me ne fund po zbulojme vellon - u shpreh arkitekti Bellini fitues per tete here i Kompasit te Arte Cmimi per dizenjatoret me te mire e kjo eshte nderhyrja me e madhe qe eshte bere mbi Luver pas ndertimit te piramides se xhamte te arkitektit Ming Pei. Kjo vello ne xham e metal qe fluturon mbi ajer nje atribut i kultures myslimane eshte mbulesa e pavijonit trekatesh me rreth 4 600 metra katrore ku do ekspozohen me turne rreth 300 vepra nga 18 000 objekte te koleksionit islamik.

Kerkojme ti ekspozojme ato - eshte shprehur drejtoresha e departamentit Sophie Makariou - duke perfshire tere vendet islamike nga Spanja e deri ne Magrebin Atlantik duke permbledhur dhe Indine nga fillimi i shekullit tVII e deri ne fund te XIX. Ndersa per presidentin dhe drejtorin e Luvrit Henri Loyrette Ky pavijon eshte nje operacion estetik e politik pasi shfaq pjesen me te shkelqyeshme te ketij civilizimi te madh qe eshte Islami.

Kane kaluar gati 10 vjet kur Jacques Chirac mori vendimin e zgjerimit te Luvrit me Pavijonin e Artit Islamik e vec me 2004 ky konkurs u fitua nga arkitektet italiani Marco Bellini e francezi Rudy Ricciotti duke mundur dhe nje star te kesaj fushe sic qe artistja Zaha Hadid. Guri i pare per punimet e tij u hodh me vitin 2008 e tashme eshte ne perfundim e ne pritje te dites se inaugurimit planifikuar ne veren e 2012-s.

Nga kendveshtrimi arkitektonik gjenialiteti i ketij projekti eshte bashkejetesa e modernizmit me fasaden e lsquo800-s ne oborrin Viskonti. Zgjedhja e tyre ne kete strukture vello qe dallgezon e lehte e transparente ne ajer lejon te shikosh e te shihesh nga pjesa tjeter e muzeut. I ngjan krahut te nje pilivese - shpjegon Bellini - eshte ideuar per te lejuar driten per te versuar veprat e jo per ti shkaterruar.

Gjetja arkitektonike e nje shalli gjigant qe dallgezon midis qiellit e tokes nje vetrate-vello per arkitektet Bellini e Ricciotti nuk eshte nje provokim ne mes te polemikes territoriale te burkes perkundrazi - kjo nuk eshte nje vello per te mbuluar po per te zbuluar. Nuk eshte nje bunker por nje hapesire e lire qe le te hyj drita e jashtme e krijuar per nje kulture qe eshte zhvilluar ne ajer te paster e qe per shekuj eshte ekspozuar ne diellin e shkretetirave. Pra eshte celule e ndryshme nga fasadat perendimore te mrekullueshme e te skalitura te Luvrit. Dy katet e meposhtme te ketij Pavijoni qene nje sfide e vertete teknike i gjendur dy hapa larg lumit Sena u punua per te ulur mbi tete metra bazamentin e nderteses. Ne katin e pare do te ekspozohen objektet islamike midis shekujve VII e X. Ndersa ne katin e nendheshem ato te shek. X e XII si dhe koleksioni i magjishem i tapeteve. Drita natyrale e ndricimi artificial do krijojne nje rruge pershkrim emocionues per vizitoret.

Pavijoni i Artit islamik ne Luver pati nje kosto punimesh te larte e madje qene dhe nje nga arsyet e prezantimit paraprak te vellos-vetrate te tij. Muzeu i Luvrit eshte ne kerkim te financuesve ka nevoje per 10 milione euro ne perfundim te tij. Kerkojme keto para per te realizuar inagurimin e ketij Pavijoni ne veren e ardhshme - u shpreh drejtori i Luvrit Henri Loyrette - e une kam besim. Kostoja globale arrin ne 98. 5 milione euro Shteti francez ka financuar me rreth 31 milione vete Luver me 1 milione e gjysme 30 milione vijne nga dhuruesit private e 26 milione nga kontributet e shteteve. Dhuruesi privat me zemergjere prej 17 milione euro eshte fondacioni i princit Alwaleed Bin Talal Bin Abdulaziz Alsaud i familjes mbreterore saudite. Ndersa nga shtetet jane Marok Kuvajt Azerbajxhan e Oman.

Vello valevitet midis Senes e piramides se xhamte te Luvrit ne pritje te elementeve disa shekullore te nje arti qe meriton denjesisht per tu zbuluar nga ajo.

Muze te artit islamik ne bote

Ne Evrope koleksionet kryesore te artit islamik gjenden ne Mbreterine Britanike. Mendohet se Nasser David Khalili Collection of Islamic Art di Londra ka koleksionin privat me te madh ne bote te artit islamik. Ndersa Victoria e Albert Museum i kushtuar artit dekorativ permbledh nje sasi te konsiderueshme objektesh me origjine islamike. Ne British Museum ka nje pavijon te artit mysliman e Ashmolean Museum di Oxford ka nje permbledhje me te rendesishme te qeramikes islamike jashte botes arabe. Ne Gjermani gjenden tre muze islamike ne Berlin Pergamon Museum ne Bamberg e Duumlsseldorf. Ne San Peterburg te Rusise ruhen rreth 85 mije doreshkrime te Kuranit ne 65 gjuhe orientale disa prej tyre sot jane gjuhe te vdekura. Ne Itali ekziston nje koleksion i artit te civilizimit mysliman i ardhur nga nje koleksion privat e i levizshem ne ekspozim ne shume qytete.

Ne Doha te Katarit me vitin 2008 u inaugurua Muzeu i Artit Islamik i projektuar nga arkitekti Pei i njejti qe ka firmosur piramiden e Luvrit. Ndersa ne Kajro gjendet nje nga muzete me koleksionin me te rendesishem te kultures se faraoneve ne bote. Pa harruar kupolen Santa Sofia ne Stamboll transformuar nga Ataturku ne muze me vitin 1953 e Pallatin Topkapi ne thesarin e sulltanit ne te.

Arti islamik permbledh te gjitha manifestimet artistike te lindura gjate civilizimit mysliman nje sistem shoqeror e politik i zhvilluar nen besimin fetar te themeluar nga profeti Muhamed a.s gjate shek VII e.s. e i perhapur nga Arabia ne Azi ne Afrike ne Ballkan e ne Gadishullin Iberik. Arti islamik lindi menjehere pas pushtimeve islamike te Dinastise Omejade 660-750 e.s dhe shume shpejt manifeston nje bashkesi aspektesh qe do te ruhen vazhdimisht nder shekuj. Edhe pse parimet e ketij arti nuk paten rregulla te shkruara ato zoteruan nje karakter thellesisht mysliman. Evolucioni historik i Islamizmit permbledh nje periudhe prej katermbedhjete shekujsh e arti i kesaj bote arriti nivele te larta teknike fale jo vetem disiplines se forte qe i qene nenshtruar bashkesite artizanale e manifakturat por dhe fantazise krijuese te artisteve. Duke pushtuar popuj te ndryshem myslimanet paten ne dispozicion traditat artistike e teknike te ketyre civilizimeve si p.sh. helenike e romano-bizantine te Sirise sasanide te Iranit e Mesopotamise apo kristiane te Egjiptit me trashegimine e tyre te faraoneve. Qysh ne origjinen e tij arti islamik kreu nje proces selektiv qe favorizoje me shume disa motive e stile shprehja estetike e te cilave duhej te kenaqte natyren shpirterore e fetare te besimit te tyre.

Ne arkitekturen fetare arti islamik shpreh me se miri gjenialitetin e tij duke integruar traditat artistike ekzistuese me stilet e menyrat e reja krijuese. Shembuj perfekt te ketij integrimi qe Xhamia e Shkembit ne Jerusalem ndertuar gjate 687-691 e.s. i pari monument i Islamizmit e me i rendesishmi i botes myslimane. 150 vjet pas ardhjes se ketij besimi fetar arti islamik kishte formuar gjuhen e estetiken e tij. Xhamia e Madhe e Kordobes 785 e.s. ne Andaluzi dhe Xhamia Ibn Tulun 879 e.s. ne Egjipt paraqesin fazat e nje evolucioni provizor por qe ne te vertete qene kryevepra te jashtezakonshme qe evidentojne rregullat e nje estetike te vecante. Per artistin mysliman rregullat doktrinale te estetikes islamike gjenden ne theniet e profetit Muhamed Zoti eshte i bukur e do bukurine Zoti ka shkruar bukurine ne gjithcka Puna eshte nje forme adhurimi.

Perfeksionimi i punes duke krijuar objekte te bukura e cilesore ne sherbim te nje qellimi qe nje forme adhurimi e detyrimi fetar per cdo artist mysliman. Ata kerkonin vazhdimisht ide e teknika te reja te cilat mund te intensifikonin me tej magjine e shkelqimin e jetes se perjetshme e per ta bukuria e gezimi qe nje aksion konstant i brendshem.

Per artistin mysliman qe nje rastesi rregulla qe i atribuonte atij emrin me punen e kryer e shpesh ai mbetej anonim. Ajo qe kishte rendesi qe produkti i punes se tij rezultati i arritur e jo personi qe e kryente. Arti e arkitektura islamike shprehin tradicionalisht formen me te larte drejt bukurise. E kjo vjen nga Kurani i cili mbeshtet miresine te verteten e njohurine si dhe emfatizonte artet e bukura al-acmal al-hasana. Nje shembull i rendesise qe i jepej bukurise qene 99 cilesite e shenjta te Zotit qe arabisht quhen Emrat me te bukur te Zotit asma Allah al-husna. Qellimi thelbesor i artit e arkitektures islamike qe jo vetem kryerja e funksioneve te tyre te nevojshme por dhe shfaqja qarte e sensit te bukurise.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›