Durrës, vritet me armë një pronar lokali
Vrasja e radhës ku viktimë është një pronar lokali, ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit në qytetin e Durrësit. Viktima është shtetasit Agim Seçi 50-vjeç me origjinë nga Tropoja, pronar i lokal “Diaspora” në Durrës.
Policia ka bërë të ditur se vrasja ka ndodhur pas një sherri që kishte të bënte me humbjen e një celulari. Autori pasi ka debatuar me viktimën e ka qëlluar atë në bark duke i shkaktuar vdekjen.
Krimi ndodhi rreth orës 04:00 të ditës së sotme, ndërkohë që mësohet se policia e ka identifikuar autorin e krimit dhe po punohet për arrestimin e tij.