Mitrovicë, shpërthim në shtëpinë e kryeredaktorit
Lajmi u bë i ditur sot nga zyrtarë të policisë në Mitrovicë. Sipas tyre, shpërthimi ka ndodhur 35 minuta pas mesnate, por për fat të mirë nuk ka pasuar të lënduar. Nga shpërthimi janë dëmtuar tri makina që ishin të parkuara aty afër.
Milisavleviç, i cili konsiderohet gazetar me pikëpamje të moderuara, ka deklaruar për median se nuk i di motivet e këtij sulmi, ndërsa rastin e ka denoncuar në policinë e Kosovës. Zyrtarë të policisë në Mitrovicë theksuan se policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke i kryer hetimet rreth rastit.
Pas incidentit që ndodhi në fillim të këtij muaji në pjesën veriore të Mitrovicës, kur u vra një person e u plagosën 11 të tjerë, midis të cilëve deputeti i Kuvendit të Kosovës, Petar Miletiç, ky është i treti rast i rëndë që ndodh pas zgjedhjeve të suksesshme në komunën e Parteshit, me shumicë serbe dhe në prag të shpalljes së mendimit të GJND-së. Zveçani është komunë e Kosovës, po ashtu me shumicë serbe.