Bullgaria mbyll 30përfaqësi diplomatikepër arsye financiare
SOFJE- Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë ka propozuar mbylljen e 30 përfaqësive diplomatike të këtij vendi: Lajmi bëhet publik nga gazeta bullgare "Trud".
Propozimi i është dërguar ministrive të tjera për harmonizim, dhe në listë gjenden ambasadat e konsullatat në gjithë botën, duke përfshirë edhe shtete të BE së e NATO- s, si dhe rajone me rëndësi strategjike.
Propozimet kanë të bëjnë me 2-3 vitet e ardhshme, por pritet se mund të zbatohen pas harmonizimit midis ministrive. Sipas gazetës bullgare, mbyllja do të bëhet për arsye financiare, ndërsa Ministria e Punëve të Jashtme thekson se kjo është pjesë e reformimit të shërbimit diplomatik.
(m.a/BalkanWeb)