E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pas heqjes se licences se CEZ

Fundi i marrëdhënies së shtetit shqiptar me CEZ-in nisi një tjetër proces. Tashmë konfliktual.  Kompania e tretë më e madhe në Evropë në fushën e energjisë, duket se nuk e konsideroi asnjëherë Shqipërinë si një treg strategjik. Ndërsa shteti shqiptar ngeli i zhgënjyer. 
Pak ditë më vonë, kur  heqja licencës së kompanisë ceke u bë zyrtare, në shenjë indinjimi i Kryeministrit cek, Peter Necash kërcënon me mosmbështetje të statusit kandidat. Sa serioze mund të jenë deklarata të tilla, që vijnë nga Cekia? 
Në këtë rast ekspertët gjykojnë se bëhet fjalë për një kontratë të parespektuar. Pra,  bëhet fjalë për të bërit biznes në disfavor të qytetarëve shqiptar. 
 Ka fakte të forta se të gjitha pikat e kontratës u shkelën dhe sektori po mbyllej në kolaps vicioz.
E në kushte të tilla, qeveria u desh të bënte një zgjidhje të vështirë: Prishjen për herë të parë të një privatizimi. E në këtë akt final, u llogarit edhe reagimi i fortë, i shpejtë e sfidues i përfaqësuesve të lartë të qeverisë ceke. 
Sot, heqja e licencës së CEZ Shpërndarje është zyrtare. Të zhbërit të kësaj kontrate pritet të ketë kosto të shumëllojshme. Por, në zemër të prioriteteve është shtuar tashmë nevoja për të rikuperuar  një sektor në prag gremine.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›