E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durres zbulohet droge e fshehur ne gomat rezerve te nje mjeti

Një person ka rene ne pranga, kurse një i dyte është shpallur ne kërkim pasi tentuan te kalonin droge nga porti i Durrësit drejt Italisë . 
Rreth 50 kg kanabis sativa u sekuestrua pas kontrollit te policisë kufitare ne dy autOmjete, tip fuoristrada “Mitsubishi” me targa AA 173 BY  dhe “Audi” me targa AA 376 FL.
Lenda narkotike ishte fshehur brenda ne gomat rezerve te njërit prej mjeteve dhe per kete perfundoi ne pranga Gjon Carinaj 30 vjeç. Policia po punon për kapjen e personit tjetër te përshfirë ne këtë trafik droge.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›