E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndihmuan vrasesin e vjehrrit dhe te vjehrres

Policia e Beratit ka ndaluar dy persona te  akuzuar për dhënie ndihme te dhëndrit qe vrau vjehrrin, vjehrrën dhe plagosi gruan e tij. Agim Halili 35-vjeç nga Dragoi i Elbasanit dhe Gani Haxhijani 50-vjeç nga Mbrostari i Fierit u arrestuan tre dite pas masakrës se Riza Latifajt.
Ngjarja ndodhi në lagjen “Llukan Prifti” në qytetin e Kuçovës. Latifi nga Levani i Fierit akuzohet se Rexhep e Vasilika Muço, përkatësisht 68 dhe 66-vjeç si dhe plagosi rëndë gruan e tij, 45-vjeçaren  Engjellushe Latifaj. 
Te arrestuari akuzohen se strehuan dhe transpostuan autorin e vrasjes Riza Latifaj pas krimit në shtëpinë e vjehrrit të tij.
Pilicia vazhdon ndjekjen për kapjen e 52 vjeçarit qe kreu vrasjet pse gruaja kërkoi te divorcohej.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›