E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, zhvillohet Asambleja për zgjedhjen e kreut të FSHF

Në Durrës po zhvillohet Asambleja Zgjedhore për zgjedhjen e presidentit të ri të Federatës Shqiptare të Futbollit. Në garë janë vendosur përballë tre kandidatë: Armand Duka, Refik Halili dhe Rudi Vata.

Kandidati Armand Duka tha në fjalën e tij se prioritet mbetet zhvillimi i futbollit dhe arritja e sukseseve sa më të mëdha. "Ne duhet të japim më të mirën për futbollin dhe kjo vjen si rezultat i bashkimit të ideve", shtoi ai.
Armand Duka kërkon mandatin e tretë për të kryesuar FSHF-në.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Ferdinand Xhaferri tha se sporti dhe veçanërisht futbolli ka rëndësi të madhe pasi ka potencial të rrisë shpejt imazhin e vendit në botë.
Xhaferri dënoi edhe një herë incidentet që janë shënuar së fundi në ndeshjet e futbollit. "Revoltat e drejtuesve të klubeve përsjellin reformën që duhet të bëhet brenda komiteteve të Federatës kundër dhunës në sport", shtoi ai. Ministri theksoi se gjendja e stadiumeve në vend duhet të ndryshojë.

Presidenti i KOKSH, Afim Fagu kërkoi që sot të shënohet një proces i qetë, në përputhje me vlerat më të mira të olimpizmit.

Ange Maria Vilar, zëvendës president i FIFA / UEFA përgëzoi ministrin Xhaferri për frymën e re që ka sjellë në sportin shqiptar. Ai tha se mes qeverisë e FSHF-së ka raporte të mrekullueshme. "Presidenti i FIFA dhe UEFA njeh kontributin e ministrit për përmirësimin e këtyre marrëdhënieve", tha ai.
Vilar kërkoi që projekti për restaurimin e stadiumit kombëtar "Qemal Stafa" t'i jepet Federatës, pasi do mbështetet edhe nga FIFA e UEFA.

Nga kjo Asamble dalë njeriu që do të mbajë postin më të lartë të futbollit shqiptar për 4 vitet e ardhshme si edhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›