E Diel, 1 Nëntor 2026

Diarra: Na duhet gol i shpejtë ndaj Lyonit


Mesfushori i Real Madridit, Lassana Diarra, ka vënë në pah se skuadrës së tij i duhet një gol i shpejtë ndaj Lyonit në mënyrë që Los Blancos të sigurojnë kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

"Duhet të bëjmë presion, t'i frikësojmë kundërshtarët dhe të shënojmë herët ndaj Lyonit. Jam i sigurt se kjo sfidë do të dallojë nga ndeshja e parë".

"Ne duhet të fillojmë fuqishëm dhe të mos i lejojmë të shënojnë. Të jemi në deficit 1-0 nuk është dhe aq keq. Nuk është diferencë e madhe", deklaroi Diarra për Marca.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›